TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

by teve1
1 orë ago
0
A A
Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Gjykata Supreme e Kosovës për çështjen juridike në konflikt administrativ, ndërmjet paditësit Ipko Telecommunications L.L.C dhe të paditurës Qeveria e Kosovës, përkatsisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka nxjerrë aktgjykim me të cilin aprovon si të themeltë kërkesëpadinë e paditësit.

Sipas njoftimit, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar nën-paragrafin 1.2 të paragrafit 1 dhe nën-paragrafin 3.3 të paragrafit 3 të nenit 61 të Udhëzimit Administrativ MF-Nr.03/2015 për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), të publikuar në Gazetën Zyrtare më 18 shtator 2015.

Sipas Supremes, çështja ndërlidhet me ligjshmërinë e dispozitave nënligjore që parashihnin detyrimin për llogaritjen e TVSH-së mbi kompensimet e përfituara nga sigurimi në rastet e dëmeve në pasuri.

“Në këtë kontekst, paditësi kishte paraqitur interes juridik të ligjshëm për shfuqizimin e dispozitave të kontestuara, duke theksuar se më 3 korrik 2025, në njërën nga depot e tij në Zonën Industriale kishte shpërthyer një zjarr aksidental, i cili kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në mallrat për shitje, asetet e biznesit dhe ndërtesën e kompanisë. Këto pasuri kishin qenë të siguruara në kompaninë e sigurimeve Triglav d.d., me seli në Lubjanë, dhe paditësi pritej të realizonte kompensim për dëmin e shkaktuar”, thuhet në njoftim.

Sipas pretendimeve të paditësit, në rast të realizimit të këtij kompensimi, ai do të detyrohej në mënyrë të kundërligjshme, në bazë të dispozitave të kontestuara të Udhëzimit Administrativ, të paguante TVSH mbi shumën e përfituar nga kompensimi i dëmit.

Në këtë drejtim, paditësi kishte njoftuar Policinë e Kosovës për rastin, ndërsa zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), pas një vizite në vendngjarje, e kishin njoftuar atë se kompensimi nga sigurimi do të konsiderohej e hyrë për qëllime tatimore, si për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave ashtu edhe për TVSH, duke përcaktuar se vlera e tatueshme do të llogaritej mbi bazën e shumës së kompensimit.

Gjykata Supreme, në arsyetimin e saj, vlerësoi se këto dispozita krijonin një bazë të re tatimore që nuk është e paraparë me ligj dhe për rrjedhojë tejkalonin kompetencat e organit që i ka nxjerrë.

Sipas Gjykatës Supreme, Ligji për TVSH përcakton qartë se objekt i tatimit janë vetëm furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të kryera kundrejt pagesës, ndërsa kompensimet e dëmeve nga sigurimi nuk përbëjnë furnizim ekonomik, por kanë karakter kompensues dhe synojnë rivendosjen e gjendjes së mëparshme.

Gjykata konstatoi se dispozitat e kontestuara bien në kundërshtim me parimet themelore të sistemit të TVSH-së, përfshirë parimin e ligjshmërisë, hierarkisë së normave juridike dhe neutralitetit tatimor. Aktet nënligjore, sipas Gjykatës, nuk mund të krijojnë detyrime të reja tatimore që nuk janë të përcaktuara me ligj.

Po ashtu, Gjykata u mbështet edhe në standarde ndërkombëtare dhe praktikën gjyqësore evropiane, duke theksuar se pagesat me natyrë kompensuese, si dëmshpërblimet nga sigurimi, nuk mund të konsiderohen si kundërvlerë për një furnizim dhe rrjedhimisht nuk i nënshtrohen TVSH-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbahet konferenca përgatitore në rastin “Thaçi 2”, gjykimi shtyhet deri më 14 prill

Mbahet konferenca përgatitore në rastin “Thaçi 2”, gjykimi shtyhet deri më 14 prill

Reagon ZRrE: Tarifat e reja janë të detyrueshme për gjithë furnizuesit në tërë territorin e Kosovës

ZRRE paralajmëron masa në rast të gabimeve në njehsorët elektrikë

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Mospërputhje të kohës në disa njehsorë, dërgohen për verifikim

Çështja e presidentit, Mustafa: Diskutime të tilla mbahen në nivel të kryetarëve

Çështja e presidentit, Mustafa: Diskutime të tilla mbahen në nivel të kryetarëve

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë plenare me 16 pika në rend dite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën