TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Supremja shfuqizon disa dispozita për liberalizimin e energjisë, OEK kërkon rikthimin e bizneseve në çmim të rregulluar

Oda Ekonomike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media me ç’rast ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike të respektojë vendimin e Supremes, ku sipas tyre çështja e liberalizimit të energjisë elektrike është kthyer në pikën zero. Mirëpo nga ZRrE bëjnë të ditur se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike vazhdon, krahas vlefshmërisë së kontratave ekzistuese të konsumatorëve në treg të hapur

by Doresa Geci
1 orë ago
0 0
A A

Pas vendimit të Supremes rreth liberalizimit të energjisë elektrike, Oda Ekonomike të martën mbajti konferencë për media.

E nga këtu, kryetari i kësaj Ode tha se vendimi për daljen në treg të hapur ka dëmtuar ekonominë e vendit.

Prandaj ai  bëri thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike qe të zbatoj vendimin e Supremes

“Ne i bëjë thirrje si Odë Ekonomike, Zyrës së Rregullatori të Energjisë Elektrike, të zbatoj vendimin e Gjykatës Supreme ashtu siç është shkruar, pasi është aktvendim i formës së prerë. Ne si Odë Ekonomike jemi të gatshëm të ulëm dhe të caktojmë datën se kur do të dalim në treg të lirë. Pra nuk jemi kundër dalje në treg të lirë”, ka thënë Rafuna .

Sipas tij çështja e daljes në treg të lirë është kthyer në pikën zero.

“Çështja e tregut të lirë është kthyer në pikë zero tani Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike është dashur që KEDS-in ta njoftojë dhe të kthejë në çmimin e rregulluar të gjitha këto bizneset pra 1 mijë e 300 biznese të cilat kanë dalë në tregun e lirë dhe duhet të rregullojë bazën e qartë ligjore poashtu në bashkëpunim me ne të caktojmë një datë të caktuar”, është shprehur tutje Rafuna.

Sipas avokatit të këtij rastit, Ekrem Hoxha, ZRRE si ka plotësuar disa kritere.

“Kriteri kryesor ai i analizës së konkurrencës, pra kemi konkurrencë reale apo jo, duhet të bëhet nga Autoriteti i Konkurrencës, Zrre me vetë dije apo jo e ka anashkaluar këtë vendim dhe vetë e ka konstatuar se ka konkurrencë”, ka thënë Hoxha .

Prandaj sipas tij duhet që së më parë të zbatohet vendimi i Supremes.

“ZRRE tani e tutje duhet ta njoftoj KESCO-n që baza ligjore për fillimin e procesit të liberalizimit të energjisë ka rënë në desh me ligjin dhe procedurat e aplikuara dhe ne  presim që ZRRE të respektoj këtë akt gjykim”, ka thënë tutje Hoxha.

Por nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike,  thonë që liberalizimi i energjisë elektrike ende është në fuqi.

“Rrjedhimisht, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike vazhdon, krahas vlefshmërisë së kontratave ekzistuese të konsumatorëve në treg të hapur, të cilat vazhdojnë të mbeten në fuqi”Poashtu Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar dy dispozita të Udhëzuesve për Liberalizimin e Tregut të Energjisë të viteve 2017-2019 pasi që ka konstatuar se ato nuk janë të harmonizuara me legjislacionin e energjisë. ZRrE është duke ndjekur procedurat e brendshme ligjore për shfuqizimin e këtyre dispozitave”, kanë thënë nga zyra e rregullatorit.

Supremja ka marrë vendim që të shpallë të  paligjshëm nenin 8 të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të datës 18 janar 2017. Si dhe ka shpallur paligjshëm dhe u shfuqizua neni 2 i Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Seancat e nesërme të Kuvendit, zvarritje, përçarje dhe rrezik për stabilitetin e vendit

Gashi: Seancat e nesërme të Kuvendit, zvarritje, përçarje dhe rrezik për stabilitetin e vendit

Nisma Socialdemokrate dhe AAK nuk do të marrin pjesë në seancën e orës 11:00

Gërvalla: Kosova dhe Italia do të qëndrojnë krah për krah

Gërvalla: Kosova dhe Italia do të qëndrojnë krah për krah

FFK me video motivuese para duelit me Suedinë

Foda nuk ndryshon taktikën, por ndryshon formacioni

“Thinking Machines” i shqiptares Mira Murati katërfishon vlerën!

“Thinking Machines” i shqiptares Mira Murati katërfishon vlerën!

Gashi: Seancat e nesërme të Kuvendit, zvarritje, përçarje dhe rrezik për stabilitetin e vendit

Gashi: Seancat e nesërme të Kuvendit, zvarritje, përçarje dhe rrezik për stabilitetin e vendit

Nisma Socialdemokrate dhe AAK nuk do të marrin pjesë në seancën e orës 11:00

Gërvalla: Kosova dhe Italia do të qëndrojnë krah për krah

Gërvalla: Kosova dhe Italia do të qëndrojnë krah për krah

FFK me video motivuese para duelit me Suedinë

Foda nuk ndryshon taktikën, por ndryshon formacioni

Peci akuzon Bedri Hamzën për abuzime financiare në Mitrovicë

Peci akuzon Bedri Hamzën për abuzime financiare në Mitrovicë

Kryediplomati gjerman në Prishtinë: Çfarë mesazhesh u përcolli Wadephul  Osmanit dhe Kurtit?

Kryediplomati gjerman në Prishtinë: Çfarë mesazhesh u përcolli Wadephul Osmanit dhe Kurtit?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën