TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it për Kllokotin – kërkon rivendosje për ankesën e kandidatit shqiptar

by TËVË 1
5 muaj ago
1
A A
Supremja e kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj burgim për dhunimin e 15-vjeçares

Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vepruar gabim kur e ka hedhur poshtë ankesën e kandidatit shqiptar për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini.

Në vendimin e saj, Supremja ka vlerësuar se (PZAP) nuk e ka trajtuar drejt natyrën e ankesës, duke theksuar se Emini ishte ankuar për parregullsi gjatë procesit të votimit, e jo për rezultatet preliminare siç ishte pretenduar nga Paneli.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Supreme, nga përmbajtja e ankesës del qartë se Emini ka ngritur shqetësime për ndërhyrje të mundshme të Serbisë në procesin zgjedhor në Kllokot, përmes përdorimit të dokumenteve mjekësore të fabrikuara nga strukturat paralele serbe, të cilat, sipas tij, janë shfrytëzuar për të lejuar votimin me asistencë të personave që nuk kishin nevojë reale për ndihmë.

Në bazë të kësaj, Supremja ka urdhëruar PZAP-in që të rishqyrtojë rastin dhe të vendosë në mënyrë meritore, duke eliminuar shkeljet e evidentuara në vendimin e mëparshëm.

“PZAP udhëzohet që në rivendosje t’i evitojë shkeljet e theksuara dhe të vendosë në mënyrë meritore lidhur me ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Supreme.

Arbër Emini, i cili garoi si kandidat i pavarur dhe i vetmi shqiptar në garë, mori 518 vota, që përbëjnë 24 për qind të rezultatit total në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kllokot.

Në vendin e parë doli Bozhidar Dejanoviq nga Lista Serbe me 41 për qind të votave (883 vota), ndërsa pas tij u rendit Sreçko Spasiq nga Srpska Narodna Sloga, me 31 për qind (673 vota).

Tags: Gjykata SupremePZAPTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën