TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Supremja rrëzon kërkesën e Ramës: Faturat për mbeturina duhet të paguhen te “Pastrimi”

by Tëvë1
9 muaj ago
2
A A
Supremja rrëzon kërkesën e Ramës: Faturat për mbeturina duhet të paguhen te “Pastrimi”

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesë padinë e Komunës së Prishtinës për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë ndaj zbatimit të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi i Komunës më 1 dhjetor 2023.

Supremja ka marrë vendim që të mbetet në fuqi Rregullorja që përcakton që shërbimi i mbeturinave të paguhet direkt në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”.

“Kjo rregullore përcakton se faturat për shërbimin e mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt në KRM ‘Pastrimi’ Sh.A., ndërsa Gjykata Supreme ka vendosur që kjo rregullore mbetet në fuqi dhe duhet të zbatohet, duke e cilësuar të pabazuar kërkesën për pezullim të përkohshëm”, thuhet në vendimin e Supremes.

Në vendimin e saj, Gjykata thekson se “të ndalohet prodhimi i efekteve juridike të Rregullores” nuk ka bazë ligjore dhe se pezullimi i zbatimit të aktit nënligjor nuk mund të bëhet pa vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e tij.

Me këtë, Gjykata rrëzon pretendimin e Komunës për ndërprerjen e efekteve juridike të rregullores derisa të vendoset meritorisht për padinë.

“Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë ndaj zbatimit të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi i Komunës më 1 dhjetor 2023, të plotësuar me 05.12.2024 dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare më 31 dhjetor 2024”, thuhet në vendim.

Ky dokumenti i Supremes është publikuar edhe nga Ilir Kërçeli i Lëvzjes Vetëvendosje.

Kërçeli ka thënë se “Qeverisja aktuale në Prishtinë ka dështuar në përpjekjen për të privatizuar shërbimin e pastrimit të kryeqytetit. Ky dështim është dëshmi shtesë e paaftësisë për të menaxhuar sektorët jetikë të qytetit dhe për të ndarë interesin qytetar nga agjendat e ngushta partiake”.

Sipas vendimit rregullorja për çështjen e mbeturinave mbetet në fuqi.

Kjo nënkupton që pagesat edhe më tutje duhet të kryhen direkt në kompaninë “Pastrimit”.

Çështja e mbeturinave ka qenë temë diskutimesh në kryeqytet, në një kontest në mes Komunës dhe kompanisë në fjalë.

Tags: Gjykata Supreme e Kosovëskompania Pastrimimbeturinatperparim ramavendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që rrëshqiti në Majën e Hajlës

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që rrëshqiti në Majën e Hajlës

“Do të veprojmë me kanun” protestuesit për prona në Klinë paralajmërojnë përshkallëzim

“Do të veprojmë me kanun” protestuesit për prona në Klinë paralajmërojnë përshkallëzim

Gjykata detyron MKRS-në të kompensojë familjen e 3-vjeçares që humbi jetën në Prizren

Gjykata detyron MKRS-në të kompensojë familjen e 3-vjeçares që humbi jetën në Prizren

​93 vjet nga vdekja e mësuesit të parë shqiptar në Kosovë

Afganistani premton “përgjigje të përshtatshme” pas sulmeve vdekjeprurëse pakistaneze

Trump nënshkruan projektligjin që obligon publikimin e dokumenteve të Epsteinit

Trump vendos tarifë globale prej 15 për qind pas vendimit të Gjykatës Supreme

​93 vjet nga vdekja e mësuesit të parë shqiptar në Kosovë

​93 vjet nga vdekja e mësuesit të parë shqiptar në Kosovë

Pakistani ndërmerr sulme përgjatë kufirit me Afganistanin, 18 të vrarë sipas raportimeve

Pakistani ndërmerr sulme përgjatë kufirit me Afganistanin, 18 të vrarë sipas raportimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën