TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për zgjatjen e afatit për dorëzimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë

by Tëvë1
4 javë ago
1
A A
Supremja rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për zgjatjen e afatit për dorëzimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka hudhur poshtë kërkesën e Pjetër Shalës për zgjatjen e afatit për dorëzimin e kërkesës së tij për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, i cili ia uli dënimin nga 18 në 13 vjet burgim për krime lufte.

Përveç kësaj, Shala kishte kërkuar edhe shtimin e numrit të fjalëve të lejuara për kërkesën e tij e cila është refuzuar.
Vendimi lidhur më këtë kërkesë të Shalës është marrë më 8 gusht 2025.

Në vendim, Paneli i Supremes kishte konstatuar se afati ligjor në Ligjin e DhSK-së për dorëzimin e një kërkese të tillë, nuk mund të ndryshohet.
Ndërsa, për lejimin e fjalëve shtesë, vendimi thekson se ai nuk ka treguar arsye të vlefshme apo rrethana të veçanta që mund të lejojnë një gjë të tillë.

Në vendim thuhet që sipas Ligjit, afati për dorëzimin e një kërkese për mbrojtjen e ligjshmërisë është brenda tre muajve nga dalja e aktgjykimit në këtë çështje.
Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka shpallur më 14 korrik 2025 aktgjykim dënues ndaj Pjetër Shalës, duke e dënuar me 13 vjet burgim.

Kjo Gjykatë, ia uli dënimin Shalës, i cili nga shkalla e parë e Speciales ishte dënuar me 18 vjet burgim.

Aktgjykimi u shpall nga trupi gjykues i përbërë nga Michele Picard- kryetare, dhe gjyqtarët Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.

Gjykatësi Ambos i cili lexoi aktgjykimin, tha se Apeli miratoi pjesërisht pikën 7, 12 dhe 14 të ankesës së Shalës, kurse rrëzoi apelin për aspektet e tjera.

“Miraton pjesërisht pikën 7, pjesërisht pikën 12 dhe pjesërisht pikën 14 të apelit të zotit Shala. Rrëzon pjesërisht verdiktin e fajësisë për pikën 1 dhe 3 të aktakuzës në lidhje me pjesët e tyre që bazohen në ndalimin arbitrar të dy personave dhe në torturimin e pesë personave. Rrëzon apelin e zotit Shala për të gjitha aspektet tjera. Lë në fuqi pjesën tjetër të verdiktit të fajësisë të zotit Shalën për krimin e luftës së ndalimit arbitrar në bazë të nenit 14 (1c) dhhe neni 16 (1a) të Ligjit, sipas pikës 1 të aktakuzës- krimin e luftës të torturës dhe krimin e luftës së vrasjes së paligjshme”, tha Ambos.

Gjykatësi tha se Apeli lë në fuqi dënimin me 6 vjet burgim për pikën 1 të aktakuzës, kurse anulon vendimi me 16 vjet burgim për pikën 3 të aktakuzës.
Kjo Gjykatë, dënoi Shalën me 13 vjet burgim në lidhje me pikën 4 të aktakuzës. Kurse, anuloi dënimin me 18 vjet burgim për po atë pikë akuzës dhe caktoi dënim me 13 vjet burgim.

Apeli anuloi dënimin unik me 18 vjet burgim të shpallur nga shkalla e parë dhe e dënoi Shalën me 13 vjet burgim, duke ia llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Më 16 korrik, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim, ku u konstatua se përtej dyshimeve të bazuara është fajtor për pikat 1, 3 dhe 4 të akuzës.
Shala u shpall fajtor për ndalim arbitrar si krim lufte kundër së paku 18 personave në periudhën mes 17 majit 1999 deri më 5 qershor të atij viti në Fabrikën e Metalit në Kukës, torturë si krim lufte kundër së paku 18 personave dhe vrasje e paligjshme si krim lufte kundër një personi.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Nga ajo kohë, ai gjendet në paraburgim.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi

Tags: gjykata superemHagaPjetër Shala
ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Dëshmia e James Rubin në Hagë konfirmon drejtësinë e luftës çlirimtare

Krasniqi: Dëshmia e James Rubin në Hagë konfirmon drejtësinë e luftës çlirimtare

Jashari tregon arsyen e vetme pse Rubin po dëshmon në Hagë

Jashari tregon arsyen e vetme pse Rubin po dëshmon në Hagë

Rubin: Thaçi s’kishte autoritet të diktonte asgjë, pasqyronte vendimet që merreshin në Kosovë

Rubin: Thaçi s’kishte autoritet të diktonte asgjë, pasqyronte vendimet që merreshin në Kosovë

Live – James Rubin dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë

Live – James Rubin dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë

Zbulohet pesëshja më e mirë e Eurobasket 2025

Zbulohet pesëshja më e mirë e Eurobasket 2025

Orari i dy javëve të para të Superligës, ndeshjet e Ballkanit e Dritës mund të shtyhen

Takimi i shtyrë i javës së dytë: Drita – Drenica më 17 shtator

Krasniqi: Dëshmia e James Rubin në Hagë konfirmon drejtësinë e luftës çlirimtare

Krasniqi: Dëshmia e James Rubin në Hagë konfirmon drejtësinë e luftës çlirimtare

Jashari tregon arsyen e vetme pse Rubin po dëshmon në Hagë

Jashari tregon arsyen e vetme pse Rubin po dëshmon në Hagë

Modriq synon trofe me Milanin

Modric mesazh kritikëve: Mos ma përmendni më moshën

FFK-ja e quan aksidentale përplasjen e kryetifozit me kapitenin e Kosovës

Vazhdon Liga e Parë, Tefik Çanga – Vushtrria dueli hapës i xhiros së gjashtë

Emisioni “Mesditë” 15.09.2025

Emisioni “Mesditë” 15.09.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën