TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja pranon ankesat e kandidatëve për asamblistë Atashi dhe Krasniqi, anulon vendimet e PZAP-së

by teve1
3 orë ago
1
A A
Supremja pranon ankesat e kandidatëve për asamblistë Atashi dhe Krasniqi, anulon vendimet e PZAP-së

Gjykata Supreme e Kosovës i ka pranuar ankesat kandidatëve për Asamble Komunale, Gentiana Bajrami Atashi, nga subjekti politik: Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Blerim Krasniqi, nga subjekti politik: Nisma Socialdemokrate, dhe ka prishur vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duke kthyer çështjet në PZAP, në rivendosje.

Sipas njoftimit, pasi PZAP kishte refuzuar ankesën e parashtruar nga Gentiana Bajrami Atashi, për shkak të mungesës së votave, për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës të mbajtura me datën 12 Tetor 2025, kjo e fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar verifikimin dhe hapjen e kutive të votimit në qendrat ku janë evidentuar mospërputhje.

“Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja e çështjes nuk e pranoi si të drejtë dhe të ligjshëm qëndrimin e PZAP, lidhur me refuzimin e ankesës së parashtruar nga kandidatja”, thuhet në komunikatë.

Kolegji i Gjykatës Supreme vlerëson se PZAP, me rastin e shqyrtimit të ankesës nuk ka vepruar në pajtim me nenin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ku përcaktohet se: “PZAP-ja mund të urdhëroj rinumërimin e fletëvotimeve në një vendvotim apo qendër votimi si dhe shqyrtimin e materialit votues si pjesë të hetimeve për ankesën e parashtruar”, si dhe nenin për Procedurat e Parashtrimit dhe Vendosjes së Ankesave, ku përcaktohet se: “3. Duke u bazuar në ankesat e paraqitura për shkeljet e supozuara në QNR, QKN, PZAP-i, mund t’i kryej këto hetime: 3.1 hetimi i kutisë së votimit”.

Ngjashëm PZAP kishte refuzuar ankesën e parashtruar nga Blerim Krasniqi, lidhur me parregullsitë gjatë numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit për Zgjedhjet Lokale, të mbajtura më datë 12 tetor.

Ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që e njëjta të miratohet, “bazuar në gjendjen faktike dhe në dispozita ligjore”.

Nga shqyrtimi i shkresave të lëndës, Gjykata Supreme gjeti se PZAP, gabimisht ka vendosur ta refuzojë ankesën e parashtruar, duke argumentuar mes tjerash se “nuk mund të anashkalohet fakti i dëshmive që janë në dosjen e lëndës, sepse në proces zgjedhor dëshmi tjera palët nuk kanë mundësi të sigurojnë, për shkak të pamundësisë së qasjes në Qendrën e Numërimit”.

Kolegji i Gjykatës Supreme konsideron se mes tjerash të metat e evidentuara janë të atij karakteri që e bëjnë të pamundur që Gjykata Supreme të vendos ndryshe, “për faktin se me nenin 117 të LZP-së, është në kompetencë të PZAP-it, që gjatë vendosjes për një ankesë të shqyrtojë dhe hetojë të gjitha dëshmitë relevante, andaj në rastin konkret është dashur që të siguroj dhe hetoj materialin zgjedhor, veçanërisht kutitë e votimit, që nënkupton vërtetimin e dëshmive që paraqesin provë të rëndësishme për të vlerësuar ecurinë e procesit zgjedhor në secilën qendër votimi të pretenduar”.

Në rivendosje, për të dy rastet, PZAP, udhëzohet që të shqyrtojë edhe njëherë pretendimet ankimore të ankuesve, provat e deponuara dhe të procedojë tutje në hetimin e këtyre pretendimeve përkatëse dhe të sigurojë që mos të cenohet integriteti i procesit zgjedhor dhe secila votë të shkojë në destinimin e synuar dhe mos të ketë devijim të vullnetit të qytetarëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rroga në pritje e premtime pa fund –  Dita e 27 pa paga për punëtorët e sigurimit dhe teknikë të Prishtinës

Rroga në pritje e premtime pa fund – Dita e 27 pa paga për punëtorët e sigurimit dhe teknikë të Prishtinës

A ishte i pajtimit Abdixhiku për koalicionin LDK-PDK në Fushë Kosovë? – Flet Besnik Osmani

A ishte i pajtimit Abdixhiku për koalicionin LDK-PDK në Fushë Kosovë? – Flet Besnik Osmani

Sveçla: Rama fajtor pse punëtorët e Kompanisë Gjelbërt janë pa paga, po frikësohet nga humbja e zgjedhjeve

Sveçla: Rama fajtor pse punëtorët e Kompanisë Gjelbërt janë pa paga, po frikësohet nga humbja e zgjedhjeve

Kurti: Sjellja e LDK-së është e çuditshme, nuk duan qeveri me LVV-në e as me partitë tjera

Dimal Basha, propozim i Kurtit për Ministër të Infrastrukturës: Vlera e tij e madhe do të ishte në ekzekutiv

Dimal Basha, propozim i Kurtit për Ministër të Infrastrukturës: Vlera e tij e madhe do të ishte në ekzekutiv

Presidentja Osmani pritet nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman: Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite

Presidentja Osmani pritet nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman: Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite

Kurti: Përveç balotazhit, do të kemi dy herë zgjedhje, edhe në dimër, edhe në pranverë

Kurti: Përveç balotazhit, do të kemi dy herë zgjedhje, edhe në dimër, edhe në pranverë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën