TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Supremja lë në fuqi dënimin ndaj Shaban Gogajt për vrasje nga pakujdesia

nga TËVË 1
11 Mars, 2025
3
A A
Supremja e kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj burgim për dhunimin e 15-vjeçares

Gjykata Supreme me vendimin e 27 shkurtit 2025 ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë dhe atë të Apelit, me të cilët Shaban Gogaj ishtë dënuar për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pautorizuar të armëve” e që viktimë e vrasjes ishte Agonis Tetaj.

“Refuzohet si e pabazuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës, e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda …, të datës 15.03.2024 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda ,…të datës 03.10.2024”, thuhet në vendimin e Supremes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar se Gjykata e Apelit dënimin me burgim nga 7 vite e 6 muaj sa e kishte dënuar Gogajn shkalla e parë, e kishte ulur në 6 vite e 6 muaj burgim.

Kundër vendimeve të Themelores dhe Apelit, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ka parashtruar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe atë për shkelje esenciale e shkelje të Ligjit Penal, me propozim që Supremja të anulojë vendimet paraprake.

Mbrojtësi i të akuzuari, Gogaj, avokati Besnik Berisha në mendimin e tij kishte kërkuar që Supremja të hudh si të palejuar apo ta refuzojë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Pretendimet e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit:

Në kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pretenduar se ekspertët kanë konstatuar se i akuzuari Gogaj ka pasur njohuri për përdorim të armës, mbushje, repetim dhe shënjestrim. Dhe se sipas tyre, krejt kjo dëshmon se ka ekzistuar dashja për kryerjen e vrasjes dhe atë të rëndë pasi që ka rrezikuar edhe persona të tjerë në vendin ku është vrarë Agonis Tetaj.

Sipas kërkesës, Gogaj duke u bazuar në njohuritë, që ekspertët kanë konstatuar se ai i gëzon, i njëjti është dashur të dijë për pasojat e përdorimit të armës me gaz apo armës së vërtetë nga distanca në të cilën është përdorur.

Më tej, sipas kërkesës, thuhet se gjykata e shkallës së parë nuk ka marrë për bazë këto konstatime, por është mjaftuar vetëm me disa fjali brenda konstatimeve të ekspertëve, e të cilat shkojnë në favor të Gogajt.

“Kurse gjykata e shkallës së parë nuk ka marrë për bazë këto konstatime, por ka marrë për bazë vetëm disa fjali brenda konstatimeve të tyre të cilat shkojnë në favor të të dënuarit”, thuhet në vendim.

Në kërkesë, thuhet se është për t’u habitur se si gjykata ia ka falur besimin deklarimit të Gogajt se nuk ka pasur për qëllim të privojë nga jeta Tetajn dhe se e ka pasur bindjen se në fiokë gjendet arma me gaz dhe jo e zjarrit.

Kjo pasi që sipas kërkesës, i gjithë ky deklarim i Gogajt ka qenë për t’i ikur përgjegjësisë penale dhe dënimit për “Vrasje të rëndë”. Aty thuhet se ky deklarim i Gogajt nuk korrespodon me video-incizimin dhe ekspertizat e balistikës.

Sipas kërkesës, në rast se Gogaj nuk do të kishte për qëllim që të privonte nga jeta Tetajn, nuk do ta kishte shënjestruar viktimën por do të gjuante në ajër.

“…dhe sikurse qëllimi i të dënuarit të mos ishte privimi nga jeta i tani të ndjerit të njëjtin nuk do ta kishte shënjestruar, por do të kishte shtënë në ajër”, thuhet tutje në vendim.

Gjithashu, në kërkesë thuhet se në video-incizim shihet Gogaj i nervozuar pas përfundimit të bisedës telefonike, ku theksohet se edhe vjen motivi i vrasjes.

“…i njëjti pasi e kryen telefonatën me një shprehje të nervozes ku edhe vjen motivi i vrasjes, ulet në karrige shikon anash dritares nga ana e djathtë, hap fiokën e tavolinës, nxjerr armën e mbush me fishekë dhe e merr në shënjestër tani të ndjerin dhe me këtë rrezikon jetën edhe të dy personave tjerë që ishin afër tij”, thuhet tutje në vendimin e Supremes.

Kërkesa e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit përmend edhe mendimin mospajtues të kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Violeta Husaj-Rugova lidhur me atë se Gogaj duhet të shpallet fajtor për “ Vrasje të rëndë” dhe jo “Vrasje nga pakujdesia”.

Gjetjet e Gjykatës Supreme:

Sipas Supremes vetë Prokurori i Shtetit, pa bazë ligjore dhe pa prova të reja nuk kishte të drejtë të qëndronte pranë aktakuzës së parë për vrasje të rëndë, e cila e kishte ricilësuar në vrasje nga pakujdesia.

Andaj, shkalla e tretë thekson se Prokurori i Shtetit ka kompetencë të plotë në ngritje të aktakuzës, përfaqësim deri në fazën e ndryshimit dhe zgjerimit të saj, mirëpo pas kësaj procedura kalon në shqyrtim te trupi gjykues. E ky i fundit, thuhet se ka dy mundësi për marrje të provës dhe atë pas fjalës përfundimtare dhe gjatë marrjes së aktgjykimit, përkatësisht seancës për këshillim dhe votim.

Gjithnjë sipas Supremes, është i pabazuar pretendimi lidhur me motivin që përmendet në kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, pasi që ky motiv nuk është paraqitur as në aktakuzën fillestare, ku Gogaj akuzohej për vrasje të rëndë.

Të pabazuar, Supremja e ka gjetur edhe pretendimin tjetër se i është besuar nga ana e gjykatës deklarimi që Gogaj ka bërë, pasi që sipas kësaj Gjykate, Themelorja në Pejë ka analizuar dhe vlerësuar të gjitha provat e administruara në mënyrë të plotë.

Tutje, Supremja ka sqaruar se nuk është në kompetencë të tyre vlerësimi mospajtues i kryetares së trupit gjykues dhe se mendime mospajtuese mund të paraqiten dhe se me rëndësi ka qenë se shumica e trupit gjykues ka qenë që Gogaj të shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia.

Andaj, Supremja vlerëson se kërkesa për tu anuluar vendimet e gjykatave të instancave më të ulëta dhe çështja të kthehet në rigjykim në dëm të të akuzuarit, mund të bëhet vetëm në raste të shkeljeve serioze e që sipas tyre nuk ekzistojnë.

Më 14 tetor 2022, Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt. Kurse, Isuf Cacaj me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Ndërsa, më 15 mars 2024, Themelorja e dënoi sërish me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia, ndërsa Isuf Cacaj u dënua me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Kurse, Apeli ndryshoi aktgjykimin e Themelores ndaj Gogajt sa i përket veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke e dënuar me dy vjet burgim. Ndaj Gogajt, u shqiptua dënim unik me 6 vjet e 6 muaj burgim.

Përmes vendimit të 24 tetorit 2024, Supremja e liroi nga paraburgimi Gogajn. Kurse, më 14 janar 2025 filloi vuajtjen e dënimit me burgim.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve A.H dhe F.Z. Në këtë rast, për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuzës, në dyqanin “Gogaj AG”, ka mbajt në pronësi armën, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.

Tags: gjykate supremeShaban GogajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

“Maturantët në veri bënë thirrje shoviniste”- Sveçla reagon për provokimet e maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut ndaj qytetarëve

“Maturantët në veri bënë thirrje shoviniste”- Sveçla reagon për provokimet e maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut ndaj qytetarëve

Sulm me thikë në Hamburg – Plagosen 12 persona, tre në gjendje kritike

Sulm me thikë në Hamburg – Plagosen 12 persona, tre në gjendje kritike

Prokuroria ndalohen dy zyrtarë publikë, dyshohen për manipulim në test për patentë-shofer

Prokuroria Speciale njofton se ka angazhuar prokurorin për kërcënimet ndaj Osmanit

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Tahir Batatina del me reagim pas humbjes në finale të Kupës ndaj Prishtinës

Tahir Batatina del me reagim pas humbjes në finale të Kupës ndaj Prishtinës

“Maturantët në veri bënë thirrje shoviniste”- Sveçla reagon për provokimet e maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut ndaj qytetarëve

“Maturantët në veri bënë thirrje shoviniste”- Sveçla reagon për provokimet e maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut ndaj qytetarëve

Sulm me thikë në Hamburg – Plagosen 12 persona, tre në gjendje kritike

Sulm me thikë në Hamburg – Plagosen 12 persona, tre në gjendje kritike

Prokuroria ndalohen dy zyrtarë publikë, dyshohen për manipulim në test për patentë-shofer

Prokuroria Speciale njofton se ka angazhuar prokurorin për kërcënimet ndaj Osmanit

Ferid Agani nderohet me mirënjohje nga kryetari i Malishevës për kontributin në shëndetësi

Ferid Agani nderohet me mirënjohje nga kryetari i Malishevës për kontributin në shëndetësi

Autobusi voziti në kah të kundërt në Prishtinë – Policia identifikon dhe ndëshkon kundërvajtësin

Autobusi voziti në kah të kundërt në Prishtinë – Policia identifikon dhe ndëshkon kundërvajtësin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X