TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Supremja e lë në paraburgim Haxhi Shalën, dëshmitari i parë në këtë rast pritet të paraqitet nga mesi i nëntorit

by teve1
1 vit ago
0
A A
Supremja e lë në paraburgim Haxhi Shalën, dëshmitari i parë në këtë rast pritet të paraqitet nga mesi i nëntorit

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim që të hudhet poshtë kërkesa e Haxhi Shalës për rishikim të vendimit, me të cilin i vazhdohej paraburgimi.

Kjo është bërë e ditur përmes konferencës javore nga zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Më 19 shtator, kryetarja Ekaterina Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës për rishikim të vendimit të Gjykatës Supreme, në të cilin u hodh poshtë kërkesa e z. Shala për mbrojtjen e ligjshmërisë në lidhje me vazhdimin e paraburgimit të tij”, tha Griep.

Zëdhënësja tha se Paneli i Supremes ka konstatuar se nuk kishte shkelje të konsiderueshme të procedurës nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili fillimisht e vazhdoi paraburgimin e as nga Paneli i Apelit, i cili e konfirmoi atë vendim.

“Paneli i Gjykatës Supreme konstatoi se nuk kishte shkelje të konsiderueshme të procedurës nga gjykatësi i procedurës paraprake, i cili fillimisht urdhëroi vazhdimin e paraburgimit, ose nga Paneli i Apelit i cili e konfirmoi vendimin. Duke qenë se z. Shala kërkon rishikim të vendimit të mëparshëm, kryetarja (Trendafilova) caktoi të njëjtit gjykatës: Ekaterina Trendafilova, Kristinë van de Vajngart dhe Daniel Fransen”, tha ajo.

Ajo tha se në këtë çështje gjyqësore, gjykimi pritet të fillojë më 11 nëntor, ndërsa dëshmitari i parë pritet të dëgjohet në mes datave 11 dhe 15 nëntor 2024.

Griep gjithashtu njoftoi se datat për seancat përgatitore në këtë rast janë caktuar nga 7 deri 9 tetor, kurse datat 10 dhe 11 janë ditë rezervë në rast që nevojitet kohë shtesë.

Ajo tha se trupi gjykues urdhëroi Prokurorinë dhe Njësinë për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve të japin informacion të përditësuar në lidhje me sigurinë e dëshmitarëve dhe çështjeve lidhur me ta.

“Trupi gjykues urdhëroi gjithashtu palët të dorëzojnë çdo parashtrim relevant para konferencave përgatitore, për shembull lidhur me statusin e hetimeve ose dëshmitarë të cilët synojnë të thërrasin. Trupi gjykues bëri të ditur gjithashtu se seancat gjyqësore do t’i caktojë në një mënyrë që shfrytëzon plotësisht kohën në dispozicion në sallë të gjyqit dhe kërkoi nga mbrojtja të bëjë të gjitha organizimet e nevojshme për të qenë të dispozicion të paraqiten gjatë seancave të caktuara. Trupi gjykues urdhëroi palët të japin arsyet për çdo parashtrim konfidencial dhe të bëjnë të ditur kur ato të mund të riklasifikohen”, tha ajo.

Kurse, në çështjen ndaj Pjetër Shalës, Griep tha se Paneli i Apelit ka miratuar pjesërisht kërkesën e ZPS-së dhe urdhëroi të akuzuarin që të dorëzonte versionin e ndryshuar të njoftimit të tij për apel, por të mos tejkalonte 3 mijë e 200 fjalë. Ndërsa, versioni i redaktuar i aktgjykimit të Themelores në këtë rast, është bërë publik më 24 shtator 2024. /BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjet

Ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjet

Hajnat vjedhin 26 mijë euro dhe stoli ari në vlerë 2.000 euro në Skenderaj

Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në Klinë

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Sulmohet një polic në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari

Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Synim, promovimi i interesave të Kosovës

Konfiskohet arsenal armësh dhe mbi 25 kg cannabis sativa

Për çfarë dyshohet Artan Grubi? Detajet e rastit që çuan në arrestimin e tij

Për çfarë dyshohet Artan Grubi? Detajet e rastit që çuan në arrestimin e tij

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Dy persona gjenden pa shenja jete, njëri në Prishtinë e tjetri në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën