TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Supersfida Liverpool-Manchester United, në “Anfield” për histori e lavdi

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Supersfida Liverpool-Manchester United, në “Anfield” për histori e lavdi

Premier League prezantohet me një tjetër “super” sfidë këtë mesjavë, Liverpool – Manchester United. Në “Anfiled” do të zbresin plot 39 tituj kampion, me “The Reds” të cilët luajnë për titullin e 20-të në histori, për të barazuar pikërisht rekordin e “Djajve të Kuq”.

Skuadra e Jurgen Klopp siguroi në fundjavë finalen e FA Cup, duke eliminuar në gjysmëfinale rivalin direkt për titullin kampion në “ishull”, Manchester City-n e Pep Guardiola-s. Në krahun tjetër, Manchester United është prej javësh jashtë garës për trofeun e Premier League, ndërsa po luan për të mos mbetur edhe jashtë zones Champions për sezonin e ardhshëm.

Liverpool pozicionohet në vendin e dytë, me 73 pikë, një më pak se “Citizens” dhe prezantohet në këtë sfidë pas barazimit 2-2 ndaj këtyre të fundit. United siguroi tre pikë të rëndësishme ndaj Norëich, një sfidë të vendosur nga Ronaldo, ndërsa në klasifikim është forcë e pestë, momentalisht jashtë zonës Champions, tre pikë larg Tottenham Hotspur.

Në “ishull” sfida pritet me interes të lartë dhe pavarësisht, formës, momentit, objektivave, në “Anfield” nuk luhet vetëm për tre pikë, por për histori dhe lavdi. Manchester United kryeson në takimet direkte, pasi në 177 përballjet mes tyre vetëm në Premier League, “Djajtë e Kuq” kanë fituar 68 prej tyre, kundrejt 59 të Liverpool, ndërsa 50 takime janë mbyllur në barazim. Në total, në të gjithë historikun e përballjeve direkte, sfida e 19 prillit do të jetë e 209-ta në histori dhe ashtu si në kampionat edhe në totalin e takimeve mes tyre Manchester-i kryeson me 81 suksese kundrejtë 69 të Liverpool, ndërsa 58 ndeshje janë mbyllur pa fitues.

Në fazën e parë, Kloop dhe Liverpool tronditën United, me suksesin 0-5 në “Old Trafford”, me Liverpool që ka dominuar në vitet e fundit, ndërsa “Djajtë e kuq” nuk fitojnë një përballje direkte në kampionat që prej 10 marsit të vitit 2018, në shtëpi. Akoma dhe më i largët është kujtimi i fitores së fundit në “Anfiled”, me Manchester United që nuk fiton që nga 17 janari i 2016-ës me golin e Rooney-t, ndërsa në takimet e fundit në shtëpinë e Liverpool-it, ka mbizotëruar barazimi, që është rezultati më i shpeshtë në 3 raste nga 5 ndeshjet e fundit.

Liverpool krenohet në këtë sezon me sulmin më të mirë në “ishull” me 79 gola, e gjithashtu ka në skuadër golashënuesin më të mirë, Salah me 20 finalizime, ndërsa United ka kthyer “sytë” nga Ronaldo i cili po kalon një formë të mirë, ndërsa në këtë sezon ka shënuar 15 nga 52 golat e skuadrës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën