Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 10-të.
Do të luhet në Gjilan dhe Podujevë, me katër skuadra që zbresin në fushë për të vetmin qëllim, fitoren.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita para adhuruesve të vet pret Ferizajn, ku objektivi është i qartë, të vazhdohet me fitore.
Nga ana tjetër mysafirët kërkojnë të shkaktojnë befasi ndaj Dritës.
Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në Zahir Pajaziti, ku Llapi takohet me Drenicën.
Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitoret, derisa mysafirët nga Skenderaj t’i japin fund serisë prej tre humbjeve radhazi.
Të dyja sfidat e ditës së sotme zhvillohen nga ora 13:00.









