Pas fitores së Zvicrës 4:0 ndaj Kosovës në Basel, kapiteni Granit Xhaka u vlerësua për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme.
Mesfushori me origjinë kosovare ishte organizatori kryesor i lojës dhe lojtari me më shumë pasime të sakta në ndeshje.
Klubi anglez Sunderland bëri një postim në rrjete sociale ku shkruante:
“Shembull në fushë. Granit Xhaka kompletoi 102 pasime ndaj Kosovës sonte, më së shumti në ndeshje”.
Me 102 pasime të realizuara, Xhaka tregoi saktësinë dhe ndikimin e tij në lojën e Zvicrës, duke konfirmuar edhe një herë pse është një nga liderët kryesorë të kombëtares.