Një grua në Prishtinë është arrestuar pasi i ka sulmuar fizikisht anëtarët e familjes dhe ka demoluar disa orendi në shtëpi, raporton teve1.info
Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 12.05.2023 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për arsye se kishte sulmuar fizikisht anëtarët e familjes si dhe kishte demoluar disa orendi nëpër shtëpi. E dyshuara në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë.