Tre persona janë arrestuar në Ferizaj nga Policia e Kosovës, raporton teve1.info.
Sipas njoftimit, të njëjtit kanë sulmuar dy persona zyrtarë.
Bëhet e ditur se të dyshuarit janë intervistuar nga prokurori i shtetit, teksa rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar 3 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar dy personat zyrtarë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./teve1.info./