Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet.
Sipas PK-së, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 31.05.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /teve1.info/