Dilje Radoviq me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se brenda veturës kishte fëmijë.
“Falë mbretit Milan [Radoiçiq] dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, shkruan Radoviq.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që sulmohen veturat e qytetarëve serbë që gjenden në këtë pjesë të Kosovës.
Më herët ishin djegur shumë vetura, pasi i kishin regjistruar në targa RKS të Republikës së Kosovës nga ato ilegale serbe.