Është sulmuar me gurë vetura zyrtare e Policisë së Kosovës në Zveçan nga protestuesit, nuk raportohet për të lënduar, raporton teve1.info
Sipas njoftimit të Policisë, veturës i janë thyer xhamat kurse më pas është larguar nga ai lokacion.
Policia ka njoftuar se nuk ka të lënduar, ndërsa rasti sipas tyre po hetohet.
“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit.
Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion.
Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.