Një grua nga Hani i Elezit, ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe djali i saj.
Pas raportimit të rastit, këta të fundit janë arrestuar.
Derisa me vendim të prokurorit janë dërguar të dy në mbajtje.
“Hani i Elezit 09.02.2023 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit bashkëshorti dhe djalit te tyre meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./teve1.info/.







