TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulmohet Fehmi Kupina në Kuvend – detaje nga rasti

Pas dështimit të seancës për miratim të buxhetit në Prishtinë u sulmua kryesuesi i seancës, Fehmi Kupina. Nga partia e Kupinës treguan se ai u sulmua me shishe qelqi nga asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Salihu. Krahë Kupinës u rreshtuan edhe VV-ja dhe PDK-ja. Kurse nga LDK-ja japin një version tjetër.

by Fetije Kamberi
3 orë ago
0 0
A A

Me të përfunduar seanca e jashtëzakonshme për buxhetin në Prishtinë, u sulmua kryesuesi i kuvendit komunal, Fehmi Kupina.

Sipas burimeve të Tëvë1 , brenda partisë së Kupinës, ai u sulmua nga asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Salihu.

Madje Kupina, gjatë së mërkurës mori edhe trajtim mjekësor për shkak që u gjuajt me shishe qelqi.

E nga Policia e Kosovës, informata është pranuar për rrahje të përfshirë 3 persona.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, u tha nga Policia.

Një version tjetër të kësaj ngjarje e kanë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Asamblistja e LDK-së, Fiknete Bejta thotë se sulmi ndodhi nga persona të afër me kryesuesin e Kuvendit në drejtim të Salihut.

“Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kryeqytetit, para objektit të Komunës së Prishtinës, ndodhi një akt i papranueshëm dhe i rëndë: u sulmua fizikisht asamblisti ynë, z. Sami Salihu. Ky sulm, i kryer nga djali dhe persona të afërt me kryesuesin e Kuvendit, z. Fehmi Kupina, është jo vetëm një dhunë e paprecedentë ndaj një përfaqësuesi të qytetarëve, por edhe një goditje e rëndë ndaj demokracisë, institucioneve dhe dinjitetit të Kuvendit të Kryeqytetit. Ne Grupi i Asambleistëve të LDK-së, e dënojmë fuqishëm këtë akt të shëmtuar, që synon të frikësojë dhe të nënshtrojë zërin e lirë politik”, tha ajo.

Për dhunën ndaj Kupinës reagoi edhe kandidati i Vetëvendosjes për të parin e kryeqytetit, Hajrullah Çeku duke e quajtur shqetësues aktin.

“Lidhja Demokratike e Kosovës sot sulmoi njeriun që udhëheqë me Kuvendin Komunal, z. Fehmi Kupina. Përveç që e papranueshme, kjo sjellje shkon kundrejt parimeve politike ku dallimet në pikëpamje janë vlerë e shtuar”, tha Çeku.

Sulmin ndaj Kupinës e kanë dënuar edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Pas ngjarjes, Sami Salihu ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, duke mohuar akuzat se ka sulmuar me shishe.

Salihu u kërkoi falje familjes, qytetarëve dhe shoqërisë për shqetësimin e krijuar, duke theksuar se situata e sotme ishte pasojë e provokimeve dhe ofendimeve ndaj tij;

“Reagim!Nuk kam sulmuar askënd me shishe.Sot u sulmova papritmas dhe reagova vetëm për t’u mbrojtur. Kamerat e vendit të ngjarjes do ta tregojnë të vërtetën dhe unë do të bashkëpunoj plotësisht me organet hetimore. Dhuna, sidomos ajo pas shpine, është e papranueshme.Ju kërkoj falje familjarëve të mi, shoqërisë dhe mbi të gjitha qytetarëve që janë shqetësuar nga kjo situatë. Kjo nuk është natyra ime dhe nuk pasqyron as vlerat që përfaqësoj. Ajo që ndodhi ishte pasojë e provokimeve, ofendimeve dhe sulmit të padrejtë ndaj meje.Unë do të vazhdoj të qëndroj drejt, me dinjitet dhe me përkushtim ndaj qytetarëve që më kanë besuar. Askush nuk ka të drejtë të godasë pas shpine, dhe askush nuk do të më ndalë të punoj me përgjegjësi për Prishtinën.”, ka shkruar Salihu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë – rrëfime dhe pamje të papublikuara

Dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë – rrëfime dhe pamje të papublikuara

Gërvalla: Kosova e përkushtuar për reforma, siguri dhe integrim evropian

Gërvalla: Kosova e përkushtuar për reforma, siguri dhe integrim evropian

Si e kujton Kim Mehmeti sulmin në Banjskë të Zveçanit?

Si e kujton Kim Mehmeti sulmin në Banjskë të Zveçanit?

Osmani takon presidentin e Guinea Bissau: Falënderim për përkrahjen ndaj Kosovës

Vuçiq akuzon Kosovën në OKB për mohimin e të drejtave të serbëve në territorin e saj

Vuçiq akuzon Kosovën në OKB për mohimin e të drejtave të serbëve në territorin e saj

Mehmeti: Shtetet evropiane i dhanë kohë Izraelit të bëjë Gazën të pabanueshme, dhe tani e njohin

Mehmeti: Shtetet evropiane i dhanë kohë Izraelit të bëjë Gazën të pabanueshme, dhe tani e njohin

Bashkimi debuton me fitore të madhe në FIBA Europe Cup

Bashkimi debuton me fitore të madhe në FIBA Europe Cup

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën