Një person ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një tjetër në Pejë.
Sipas raportit të policisë, lëndime trupore ka pësuar viktima ku ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar nga policia dhe i njëjti ka tentuar të ik mirëpo nuk ka arritur.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar duke pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është identifikuar nga policia dhe i njëjti gjatë arrestimit ka tentuar të ik mirëpo nuk ka arritur. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Në rastin tjetër, dy persona janë arrestuar për arsye se të njëjtit kanë sulmuar zyrtarët policor në Prizren.
Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjti kanë sulmuar zyrtarët policor gjatë shqiptimit të një kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/