Disa zyrtarë policorë janë sulmuar gjatë arrestimit të një personi në Prishtinë të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK.
“Raportohet se gjatë arrestimit të të dyshuarit mashkull kosovar i njëjti kishte sulmuar edhe zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë me urdhër të prokurorit”, thuhet në raportin 24-orësh.