Serbia ka dërguar një notë verbale dhe një non-paper në Këshill të Evropës lidhur me sulmin e ndodhur në strukturën e kanalit të ujit të Ibër-Lepencit.
Në këtë letër, shteti serb shkruan se distancohet pa asnjë mëdyshje nga çfarëdo përfshirje në sulmin e 29 nëntorit dhe pretendon se akuzat e Kosovës që drejtojnë gishtin e përgjegjësisë drejt Beogradit zyrtar janë të pabazuara dhe se s’ka prova.
Sipas kësaj letre që Serbia ka dërguar në Këshilli të Evropës ku shpjegon pozicionin e saj, deklarimet e tilla vetëm mund të çojnë në eskalim të panevojshëm të situatës në rajon, dhe kanë dhënë disa pika.