TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulmi izraelit ndaj Gazës – së paku 326 viktima, shumë prej tyre fëmijë

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Sulmi izraelit ndaj Gazës – së paku 326 viktima, shumë prej tyre fëmijë

Sulmi i befasishëm i Izraelit në Gaza që ndodhi në orët e hershme të së martës, shkatërroi një përiudhë qetësie relative gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Deri më tani janë vrarë të paktën 326 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Në mesin e të vrarëve nga sulmet vdekjeprurëse janë edhe “gra, fëmijë dhe të moshuar” me disa “familje të tëra” të zhdukura.

Një numër viktimash kanë mbetur ende nën rrënoja, në përpjekje për t’i tërhequr.

Izraeli ka kërcënuar banorët e disa zonave në Gaza që të evakuohen menjëherë”, duke thënë se lagjet e tyre do të bëhen “zona të rrezikshme ushtarake”.

 

1 of 4
- +

Sulmet ajrore të koordinuara të Izraelit kanë targetuar ndërtesa banimi, shkolla dhe hapësira publike që ishin kthyer në qendra evakuimi, raporton Al Jazeera.

Hamasi ka deklaruar se Izraeli kreu një sulm “të pabesë” ndaj civilëve të rrethuar dhe të pambrojtur me qëllim që të përmbyste armëpushimin e Gazës.

Kryeministri izraelit ka thënë se ka urdhëruar sulmet për shkak të mungesës së përparimit në bisedimet për zgjatjen e armëpushimit.

Mirëpo, Ministri izraelit i Financave disa javë më parë kishte thënë se taktika që Izraeli do të ndjekë është që të parashtrojë një propozim që Hamasi thjesht nuk mund ta pranojë dhe kështu të rifillohet lufta.

Mediat izraelite raportojnë se vendimi për të kryer këtë sulm është marrë një javë më parë, ndaj sulmi nuk ishte i bazuar në një zhvillim së fundmi në terren.

Kurse grupi kryesor që reprezenton familjet e pengjeve që mbahen në Gaza nga Hamasi, ka akuzuar qeverinë e Netanyahut se “kanë zgjedhur të heqin dorë nga pengjet” pas atakeve të fundit të ushtrisë izraelite.

“Ne jemi të tmerruar, të zemëruar dhe të frikësuar nga shaktërrimi i qëllimshëm I procesit të kthimit të të dashurve tanë nga Hamasi” thonë në një deklaratë që citohet nga The Times of Israel.

Pas sulmit ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres i cili ka thënë se është “i tronditur” nga sulmet ajrore izraelite në Gaza dhe ka bërë thirrje që të respektohet armëpushimi në Gaza.

Dëshmia e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në një gjyq për korrupsion  kundër tij është shtyrë për shkak të luftimeve në Gaza, raporton gazeta izraelite Maariv.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania

Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: Në vend të unitetit, pashë kapriço politike

Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: Në vend të unitetit, pashë kapriço politike

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që i janë gjetur 268 kg marihuanë

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që i janë gjetur 268 kg marihuanë

Ardian Nuhiu do të bëhet trajner i Tiranës?

Ardian Nuhiu do të bëhet trajner i Tiranës?

Interi Miami me kontratë të re për Messin

Miqësore me Argjentinën për 12 milionë euro, por për një arsye të madhe

Emisioni “Ditari” 30.10.2025

Emisioni “Ditari” 30.10.2025

Kosova si shembull – Federata evropiane e xhudos i vlerëson lartë kosovarët

Kosova si shembull – Federata evropiane e xhudos i vlerëson lartë kosovarët

Qatip Osmani largohet nga Malisheva

Qatip Osmani largohet nga Malisheva

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën