Raketat e lëshuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë goditur dy shkolla në qytetin Parand, në jugperëndim të Teheranit, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars e Iranit, ka cituar Al Jazeera.
Ndërsa, të njëjtën ditë Associated Press ka raportuar se sulmet ajrore izraelite goditën dy palestra sportive të mbyllura në kryeqytetin e Iranit, Teheran.
Nuk kishte asnjë shpjegim të menjëhershëm për zgjedhjen e shënjestrimit.
Sulmi erdhi vetëm gjashtë ditë pas asaj që Irani e ka përshkruar si një sulm amerikano-izraelit në një shkollë vajzash në qytetin jugor të Minabit , ku u vranë 165 nxënëse dhe stafi, ditën kur SHBA-të dhe Izraeli nisën një luftë kundër Iranit, e cila ka ndezur shkëmbime zjarri në të gjithë Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë të enjten, ushtria izraelite tha se ka filluar “një valë shtesë sulmesh në Teheran”.
Sulmet erdhën ndërsa Izraeli dhe SHBA-ja kanë vazhduar një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit që nga e shtuna, duke vrarë të paktën 1,230 persona, përfshirë Khamenein dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.
Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe vendet e Gjirit, të cilat kanë në shënjestër asetet ushtarake amerikane./teve1.info/










