TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sulmet kibernetike, Agjencia për Privatësi jep rekomandime për mbrojtjen e të dhënave

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Sulmet kibernetike, Agjencia për Privatësi jep rekomandime për mbrojtjen e të dhënave

Agjencia për Informim dhe Privatësi, bën thirrje tek të gjithë institucionet publike dhe private në cilësinë e kontrolluesve dhe përpunuesve të cilët përpunojnë të dhëna personale, të ndërmarrin të gjitha masa teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm të përpunimit të të dhënave personale, ashtu siç parashihet në nenin 31 të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Sipas rasteve, kontrolluesit duhet të kujdesen duke përfshirë:

Pseudonimizimin dhe enkriptimin e të dhënave personale;

Aftësinë për të siguruar konfidencialitetin, integritetin, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë në vazhdim të sistemeve dhe shërbimeve të përpunimit;

Aftësinë për të rivendosur disponueshmërinë dhe qasjen në të dhënat personale në kohën e duhur, në rastin e një incidenti fizik ose teknik;

Një proces të testimit, vlerësimit të rregullt të efektivitetit të masave teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e përpunimi.

Për ta vlerësuar nivelin e përshtatshëm të sigurisë, kontrolluesit dhe përpunuesit e të dhënave personale duhet të kenë parasysh veçanërisht rreziqet që paraqiten nga përpunimi, asgjësimi, humbja, ndryshimi aksidental ose i paligjshëm, deklarimi i paautorizuar ose qasja në të dhënat personale të transmetuara, ruajtura ose përpunuara ndryshe.

Agjencia rekomandon që kontrolluesit të cilët kanë aplikuar masat e sigurisë, të bëjnë një proces testimi dhe vlerësimi të rregullt të të gjitha masave, duke përfshirë edhe testimin e kopjeve rezervë (backup) të sistemeve të tyre, si dhe të ngrisin nivelin e menaxhimit të incidenteve të sigurisë me implikime për nivelin e sigurimit të të dhënave personale.

Agjencia për Informim dhe Privatësi rekomandon qytatarët që gjatë përdorimit të pajisjeve të tekologjisë informative të kujdesen që:

Të sigurojnë sistemet kompjuterike me antivirus – rekomandohet që sistemin operativ ta mbani rregullisht të azhurnuar me përditësimet e fundit, po ashtu patjetër të keni të instaluar AntiVirus dhe atë ta mbani rregullisht të azhurnuar;

Të mos japin të dhënat e tyre personale në wef- faqet të cilat nuk ofrojnë siguri;

Të mos hapen e-mail të dyshimtë apo që nuk iu dihet dërguesi;

Mos dërgoni/ pranoni informatat tuaja personale, në veçanti emrin e përdoruesit, fjalëkalimin dhe informatat e kredit kartelës përmes e-mailit, mesazheve të mediave sociale apo mënyrave të pasigurta.

Nëse ndonjë kontrollues apo përpunues i të dhënave vëren se ka pasur shkelje të të dhënave personale (Data Breach), ata duhet që të ndjekin dhe zbatojnë masat dhe veprimet e përcaktuara në nenin 33 dhe 34 të Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Oferta e Tëvë1 për transmetimin e materialeve zgjedhore parlamentare 2025

Oferta e Tëvë1 për transmetimin e materialeve zgjedhore parlamentare 2025

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

​Auditori identifikon mangësi në procesin e ndërtimit të një objekti në SHSKUK

​Auditori identifikon mangësi në procesin e ndërtimit të një objekti në SHSKUK

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Problemet muskulore kthehen në makth, Ismajli rrezikon të humb “derbin shqiptar” në Serie A

Ismajli i kthehet Torinos ndaj Cremoneses

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

​Auditori identifikon mangësi në procesin e ndërtimit të një objekti në SHSKUK

​Auditori identifikon mangësi në procesin e ndërtimit të një objekti në SHSKUK

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Trump premton ndërhyrje pas rikthimit të përleshjeve mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Trump premton ndërhyrje pas rikthimit të përleshjeve mes Tajlandës dhe Kamboxhias

“Mos heshtni ndaj dhunës” – Mesazhi i Haxhiut dhe Nagavcit për nxënësit

“Mos heshtni ndaj dhunës” – Mesazhi i Haxhiut dhe Nagavcit për nxënësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën