TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulmet izraelite shënjestrojnë paisjet e shpëtimit civil në Gaza, vriten të paktën 14 persona

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Sulmet izraelite shënjestrojnë paisjet e shpëtimit civil në Gaza, vriten të paktën 14 persona

Sulmet e reja izraelite në Gaza kanë lënë të vrarë së paku 14 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe kanë shkatërruar buldozerë dhe paisje të rënda që ishin dhuruar nga ndërmjetësit për të pastruar rrrënojat.

Territori tashmë kishte mungesë të pajisjeve të rënda, të cilat nevojiten gjithashtu për të shpëtuar njerëzit nga rrënojat pas sulmeve izraelite dhe për të pastruar rrugët jetike.

Një komunë në zonën Jabaliya të Gazës veriore tha se një sulm në garazhin e saj të parkimit shkatërroi nëntë buldozerë të siguruar nga Egjipti dhe Katari, të cilët ndihmuan në ndërmjetësimin e armëpushimit që u mbajt në janar, raportoi AP.

Sulmet shkatërruan gjithashtu një cisternë uji dhe një gjenerator të lëvizshëm të siguruar nga grupet e ndihmës dhe një kamion të përdorur për të pompuar ujërat e zeza, tha komuna Jabaliya al-Nazla.

Mbrojtja Civile e Gazës ka dënuar Izraelin për shënjestrimin e buldozerëve të përdorur në operacionet humanitare, duke përfshirë heqjen e rrënojave dhe gjetjen e trupave.

“Një marrëveshje ishte arritur më parë me komitetin e Katarit dhe atë egjiptian, në lidhje me vendndodhjen e strehimoreve të buldozerëve,” tha zyrtari i Mbrojtjes Civile, Mohammed el-Mougher duke vënë në dukje se koordinatat e tyre ishin ndarë me Izraelin.

El-Mougher e përshkroi sulmin si një “shkelje të qartë” të ligjit ndërkombëtar që mbron pajisjet e shpëtimit civil. “Kjo zonë nuk ishte shpallur nga pushtimi izraelit si zonë evakuimi apo rreziku ushtarak”, tha ai, raporton Al Jazeera.

Izraeli i dha fund armëpushimit muajin e kaluar , duke rinovuar bombardimet dhe operacionet tokësore dhe duke mbyllur 2 milionë palestinezët e territorit nga të gjitha importet, duke përfshirë ushqimin, karburantin dhe furnizimet mjekësore.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Protesta e djeshme në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar penalisht, policia vendos 44 gjoba

Protesta e djeshme në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar penalisht, policia vendos 44 gjoba

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i ndryshueshëm, por jo i ftohtë gjatë javës

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Isni Kilaj niset për në Hagë, të martën shpallet aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

Isni Kilaj niset për në Hagë, të martën shpallet aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën