Sulmet ajrore izraelite shënjestruan 10 linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin të martën, disa orë pasi Izraeli kërcënoi me sulme ndaj infrastrukturës hekurudhore në të gjithë vendin.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar zëvendësguvernatorin për çështjet e sigurisë në Isfahan, tha se ura hekurudhore Yahya Abad në Kashan u shënjestrua në një sulm amerikano-izraelit.
Ai tha se dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në sulm, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth dëmeve në vendngjarje, shkruan Anadolu.
Mediat iraniane raportuan për sulme amerikane-izraelite në infrastrukturën hekurudhore në zona të shumta të vendit.
Sulmet ndodhën disa orë pasi ushtria izraelite i paralajmëroi iranianët të mos udhëtonin me tren dhe të shmangnin stacionet e trenave në të gjithë vendin.
Përshkallëzimet rajonale kanë vazhduar që kur Izraeli dhe SHBA-të nisën një ofensivë kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1,340 njerëz, përfshirë udhëheqësin e atëhershëm suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Autoritetet iraniane nuk e kanë përditësuar numrin e viktimave ditët e fundit.
Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.







