TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Suedezi Ostlund gati për debutim te Kosova

by tëvë1
6 muaj ago
0
A A
Suedezi Ostlund gati për debutim te Kosova

Trajneri i suksesshëm suedez, Jesper Ostlund, e ka shpallur të martën listën e parë si selektor i Kombëtares së Kosovës në hendboll.

Prejse, u zyrtarizua në postin e selektorit, më datën 2 shtator, Ostlund ka nisur punën për përzgjedhjen e ekipit dhe po ashtu për përgatitje sa më të mirë të ndeshjeve me Britaninë e Madhe.

Ai ka vëzhguar numër të madh lojtarësh, ndërsa të martën përzgjodhi 18 prej tyre, që grumbullohen të dielën, ka shkruar Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).

Ostlund është i entuziazmuar që po e fillon punën në krye të Kosovës, ndërsa do të asistohet nga Jasmin Zhuta.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës, selektori Ostlund ka folur kryesisht për listën e lojtarëve, të cilën e publikoi të martën.

“Do ta fillojmë javën e ndeshjeve ndërkombëtare me shumë energji dhe na duhet që t’i vendosim gjërat në vend shumë shpejt. Do të jetë një përbërje e re si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, që kërkon shumë nga lojtarët, nga unë dhe nga Jasmin Zhuta. Kemi dy debutues në lojtarët e vijës, përkatësisht në pozitën e pivotit. Bëhet fjalë për Muhamet Durmishin dhe Ardit Tafilajn. Ata janë paraqitur mirë për skuadrat e tyre dhe do të futen direkt në zjarrë. Debutues, por me shumë përvojë, është Gzim Salihi. Atë e njoh shumë mirë nga koha që e kam në ligën suedeze”, tha selektori Ostlund.

Megjithatë, Kosova ndaj Britanisë së Madhe do të ketë edhe mungesa të shumta.

“Kemi disa lojtarë që mungojnë për arsye të ndryshme: Valon Dedaj, Luigj Quni, Kushtrim Ninaj, Kastriot Jupa janë jashtë. Bujar Ramosaj po ashtu do të mungojë në ndeshjen e parë, ndërsa duhet ta shohim deri në fund gjendjen e Egzon Gjukës dhe Salihit, që pësuan lëndime të vogla në ndeshjet e fundit. Mungesat natyrisht do të kenë ndikim në forcën e skuadrës. Por për mua është e rëndësishme që lojtarët tjerë të marrin më shumë përgjegjësi, brenda dhe jashtë fushës”, ka theksuar selektori Ostlund.

Ai me padurim pret të takohet me lojtarët.

“Janë dy ndeshje të para interesante për mua dhe për ekipin. Do të takojë lojtarët për herë të parë dhe do të punojmë shumë për të arritur synimin për të avancuar në raundin tjetër. Kemi pak stërvitje para ndeshjes së parë dhe duhet të jemi të saktë në atë që vendosim dhe të zhvillojmë sa më shpejtë atë që ekipi do të luajë. Britania e Madhe është ekip me shumë lojtarë të mirë kështu që do të jetë sfidë për ne”, thotë Jesper Ostlund.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi pasi tejkalon Eto’on te Mallorca, synon Mbappen në La Liga

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani gati për derbin ndaj Lazios

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

Beshiktashi zëvendëson Rashicën me Zhegrovën?

Beshiktashi zëvendëson Rashicën me Zhegrovën?

Konjufca bëri homazhe në NewYork në nderim të Eliot Engel

Konjufca bëri homazhe në NewYork në nderim të Eliot Engel

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi pasi tejkalon Eto’on te Mallorca, synon Mbappen në La Liga

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani gati për derbin ndaj Lazios

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën