TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Subvencionimi i sistemit diellore për energjinë elektrike, kriteret që duhet plotësuar

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Subvencionimi i sistemit diellore për energjinë elektrike, kriteret që duhet plotësuar

Ministra e Ekonomisë ka shpall thirrje publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë, në veçanti konsumatorët në nevojë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme – Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike.

Sipas thirrjes publike, subvencionohet vetëm një sistem fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum për një shtëpi dhe sistemi duhet të blihet i ri.

Në tabelën më poshtë mund të gjeni kriteret për aplikim, kriteret teknike, vlerën e subvencionit dhe sqarimet shtesë për secilën prej pajisjeve që do të subvencionohen.

https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/07/…

MËNYRA E APLIKIMIT PËR SUBVENCION

Aplikimi për subvencionim është e ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova.

Faza I

  1. Sigurohuni që plotësoni kriterin për aplikim në lidhje me konsumin e energjisë elektrike këtu: https://ekosova.rks-gov.net/485
  2. Shkarkoni formularin “Shtojca 1” nga platforma e-Kosova në linkun më lart dhe me ndihmën e kompanisë instaluese plotësoni dhe ngarkoni formularin;
  3. Ngarkoni dëshminë e marrjes së pëlqimit për kyçje në rrjet nga KEDS (nga data e hyrjes në fuqi të rregullës për vetë-konsumatorët nga ZRRE);
  4. Ngarkoni fotografi të sipërfaqes ku do të instalohen panelet solare fotovoltaike; Pas verifikimit nga komisioni se dokumentacionet e kërkuara janë konform kritereve, ju do të njoftoheni se jeni kualifikuar për këtë fazë dhe mund të vazhdoni me instalimin e sistemit fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike sipas kritereve teknike të specifikuara në thirrje. Për rezultatet e aplikimit në fazën I do të njoftoheni sipas afateve zyrtare, brenda dhjetë (10) ditë pune.

Vegëzën (linkun) për aplikim në fazën e dytë do ta pranoni në email adresën me të cilën e keni hapur llogarinë e juaj në e-Kosova.

Faza II

Pas instalimit të sistemit fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum, sipas kritereve të specifikuara në thirrje, ju duhet të aplikoni për fazën II përmes platformës eKosova që të ju mundësohet përfitimi nga ky subvencion, duke ngarkuar dokumentet në vijim:

  1. Kuponin fiskal apo faturën e rregullt me dëshmi të pagesës përmes transferit bankar të blerjes së sistemit (data e blerjes duhet të jetë nga data e shpalljes së thirrjes më 06.02.2024);
  2. Fotografi të sistemit fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetëkonsum të instaluar sipas kritereve të specifikuara në thirrje;
  3. Broshura e prodhuesit (data sheet) me specifikacionet teknike të moduleve fotovoltaike që dëshmon përmbushjen e kritereve për verifikim preliminar (Pika V e Shtojcës 1);
  4. Broshura e prodhuesit (data sheet) me specifikacionet teknike të invertorit që dëshmon përmbushjen e kritereve për verifikim preliminar (Pika V e Shtojcës 1);
  5. Dëshminë e autorizimit nga ZRRE (nga data e hyrjes në fuqi të rregullës për vetëkonsumatorët nga ZRRE);
  6. Raportin e pranimit teknik të kapacitetit të instaluar nga KEDS për energjizim, sipas legjislacionit në fuqi;
  7. Marrëveshja juaj e subvencionimit do të gjenerohet automatikisht në platformën eKosova. Kjo marrëveshje duhet patjetër të shkarkohet, të nënshkruhet, dhe të ngarkohet së bashku me dokumentet e sipërpërmendura. Në këtë fazë ju kërkohet të vendosni numrin e xhirollogarisë tuaj bankare e cila duhet të jetë në emër të aplikuesit dhe nga ndonjëra prej bankave të licencuara brenda Republikës së Kosovës. Pas ngarkimit të dokumenteve të listuara më lartë në platformën online e-Kosova, ju do të panoni një njoftim automatik me përmbajtjen: “Aplikimi juaj është realizuar me sukses.

Aplikacioni juaj do të vlerësohet nga Komisioni përkatës i Ministrisë së Ekonomisë (ME), i cili do të shqyrtojë nëse dëshmitë e ngarkuara në platformën e-Kosova janë konform kritereve të kësaj thirrjeje. Për rezultatet e aplikimit do të njoftoheni sipas afateve zyrtare”.

Nëse aplikacioni juaj vlerësohet pozitivisht nga Komisioni përkatës i Ministrisë së Ekonomisë (ME), ju do të njoftoheni përmes platformës e-Kosova dhe do të pranoni mjetet nga subvencioni në xhirollogarinë tuaj.

Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike, duhet të jetë i instaluar dhe i gatshëm për inspektim nga momenti që aplikoni për fazën e dytë.

Afati për aplikim

Afati i fundit për aplikim për fazën e parë është deri me datën 31 gusht të vitit 2024, ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë thirrje. Aplikimet e pranuara në fazën e parë do të shqyrtohen bazuar në parimin “KUSH APLIKON I PARI, SHËRBEHET I PARI”, andaj inkurajoheni të aplikoni sa më herët.

Ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është deri me datën 31 tetor të vitit 2024

E drejta për ankesë

Aplikantët të cilët vlerësojnë se aplikimi i tyre nuk është vlerësuar drejtë nga Komisioni përkatës i Ministrisë së Ekonomisë (ME), mund të ushtrojnë të drejtën e ankesës në afat prej tridhjetë ditësh, nga dita e pranimit të njoftimit, konform Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative (LPPA). Ankesa i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë (ME) si autoritet që ka publikuar thirrjen në email adresën: 📧 [email protected]

Sqarime shtesë

Për më shumë informacione dhe sqarime shtesë rreth fazave të aplikimit mund të drejtoheni

me shkrim në email adresën: 📧 [email protected] apo të kontaktoni në

numrat e telefonit si më poshtë:

☏ 038 200 215 89

☏ 038 200 215 55

Nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora: 08:30-12:00 dhe nga ora 13:00-16:00

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rubin: Thaçi nuk ishte i hapur me mua në Rambuje, kishte eprorë nga të cilët kërkonte miratimin

Rubin: Thaçi nuk ishte i hapur me mua në Rambuje, kishte eprorë nga të cilët kërkonte miratimin

Therret me thikë një person në Prishtinë

Operacion policor në Shtime, Lipjan e Drenas – Pesë të arrestuar, sekuestrohen armë e municion

Arrestohet një grua, dyshohet për trafikim të njerëzve në Prishtinë

KMDLNj kërkon spital brenda burgjeve pas vdekjes së të dënuarit në Dubravë

Rubin: Hill nuk ishte shumë miqësor ndaj Thaçit

Rubin: Hill nuk ishte shumë miqësor ndaj Thaçit

Luksemburgu planifikon njohjen e Palestinës në Asamblenë e OKB-së

Luksemburgu planifikon njohjen e Palestinës në Asamblenë e OKB-së

Rubin: Thaçi nuk ishte i hapur me mua në Rambuje, kishte eprorë nga të cilët kërkonte miratimin

Rubin: Thaçi nuk ishte i hapur me mua në Rambuje, kishte eprorë nga të cilët kërkonte miratimin

Therret me thikë një person në Prishtinë

Operacion policor në Shtime, Lipjan e Drenas – Pesë të arrestuar, sekuestrohen armë e municion

Rutte do të takohet të mërkurën me Ramën në Bruksel

Rutte do të takohet të mërkurën me Ramën në Bruksel

Arrestohet një grua, dyshohet për trafikim të njerëzve në Prishtinë

KMDLNj kërkon spital brenda burgjeve pas vdekjes së të dënuarit në Dubravë

REL: Lista Serbe në garë për të rimarrë veriun, fajësohet për krizën e komunitetit

REL: Lista Serbe në garë për të rimarrë veriun, fajësohet për krizën e komunitetit

Rubin: Hill nuk ishte shumë miqësor ndaj Thaçit

Rubin: Hill nuk ishte shumë miqësor ndaj Thaçit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën