TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Subvencionet për familjet me asistencë sociale, ekspertët thonë se janë jo efektive

nga TËVË 1
16 Nëntor, 2024
1
A A
Për të mbështetur bizneset në Kosovë ndahen edhe 1.9 milionë euro

Skema e re sociale për familjet me asistencë sociale, e prezantuar nga Qeveria e Kosovës, po vlerësohet si jo efektive nga njohës të ekonomisë, për çka thonë se po bëhet në kuadër të fushatës politike.

Ndërkaq, ekspertë të punës sociale vënë në dyshim nëse kjo reformë do të mund të funksionojë siç është planifikuar.

Në kuadër të kësaj skeme, personat nga mosha 18 deri në 64-vjeç të aftë për punë do të subvencionohen me 70 për qind të pagës së tyre në bizneset ku ata do të punësohen për gjashtë muaj dhe të njëjtit nuk do të largohen automatikisht nga skema sociale.

Profesori i ekonomisë, Musafë Kadrijaj e quan të dështuar reformën në skemën sociale, pasi sipas tij ajo nuk mund të funksionojë në praktikë. Ai potencon se këto lloje të politikave sociale vetëm sa po e ulin mirëqenien e qytetarëve.

“Kjo qeveri është dëshmuar çdo ditë që me të vërtetë është shumë amatore dhe nuk është duke e kuptuar ekonominë e tregut. Pra, në vend të politikave zhvillimore, politika në nxitjen e fuqizimit të biznesit dhe ai natyrshëm e merr fuqinë punëtore. Por, jo me këto lloj politikash sociale, me pako sociale, sepse njerëzit nuk punojnë me “sustë”, nuk janë makinë roboti…”, tha Kadrijaj.

Ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku vënë në dyshim nëse kjo do të funksionojë, ngase sipas tij shumë prej përfituesve do të punojnë informalisht, vetëm që të mos eliminohen nga skema e ndihmë sociale.

Për KP, Mujku thotë se qytetarët e aftë për punë, të cilët refuzojnë dy herë e më shumë punë nga zyrat e punësimit, duhet eliminuar nga skema për marrjen e ndihmës sociale.

“Unë mendoj që më mirë është të zbatohet ligji, sepse ligji aktualisht e thekson mjaftë qartë që secilit punëkërkues të kategorisë së dytë duhet t’i ofrohet një vend pune dy herë dhe momentin që refuzohet të largohet nga puna. Shumica e këtyre që janë përfitues nga kategoria e dytë, mendoj që janë duke e bërë një punë informale vetëm që të mbesin përfitues të ndihmës sociale, sepse shuma e ndihmës sociale aktuale në Kosovë nuk i përmbushë për së afërmi nevojat e familjes, duke e pasur parasysh koston e jetës”, potencon Mujku.

Përveç tjerash, Mujku vlerëson se në këtë rast kategoria e qytetarëve që marrin vetëm pagë minimale, mbeten të diskriminuar. Për këtë ai bënë krahasimin, se kategoria e dytë edhe subvencionohet nga Qeveria në pagë për gjashtë muaj me radhe dhe se në të njëjtën periudhë vazhdon të përfitojnë nga asistenca sociale.

“Çdo herë kemi lobuar që përfituesit nga skema e ndihmës sociale me theks të veçantë ata të kategorisë së dytë duhet të angazhohen në punë, duhet të jenë të punësuar dhe mos të jenë vartës të skemës së ndihmës sociale. Me vetë faktin që personat dhe familjet e kategorisë së dytë kriter bazë e kanë të jetë i aftë për punë dhe të ketë një fëmijë 5-vjeçar, që ka qenë një kriter diskriminues dhe i cili është eliminuar tani për tani. Unë mendoj se çdo herë ata është dashur të punojnë dhe të jenë të angazhuar në punë, me vetë faktin që në zyrat e punësimit në Kosovë, ka vende të mjaftueshme të punës sot, sepse janë rreth 6-7 mijë vende të lira pune në fusha të ndryshme”, tha Mujku.

Të premten, në Mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se kjo masë synon barazinë dhe nxitjen e punësimit. Ndërkaq, ministri i Financave Hekuran Murati potencoi se përmes kësaj skeme synohet inkurajimi i punësimit të anëtarëve të familjeve përfituese të asistencës sociale.

Aty u tha se persona nga 18 deri 64 vjet duhet të regjistrohen si punëkërkues dhe se secilit biznes që angazhon të punësuarit nga kjo skemë për 6 muajt e parë do të subvencionohet 70 për qind e pagës 350 deri në 500 euro pagë bruto, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë do të subvencionohet me 20 për qind.

Tags: QPSqytetaretSubvencionet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

“Info Nata”-13.05.2025

“Info Nata”-13.05.2025

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X