TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Subvencionet 3”, 4 të akuzuarit dënohen me 28 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë

nga tëvë1
18 Shtator, 2023
0
A A
Supremja ua ndërpret paraburgimin disa të akuzuarve për rastin “Subvencionet”

Gjykata Themelore e Prishtinës, i ka dënuar më 28 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë të akuzuarit Halit Avdijaj, Bejtush Gashi, Arbër Avdijaj dhe Sadush Kabashi, në rastin “Subvencionet 3”.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve të lartcekur u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Halit Avdijaj për veprën penale “Dhënie ryshfeti” dënohet me 6 muaj burgim, i cili dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 3 dhjetor 2021 deri më 3 maj 2022.

Ndërsa, të akuzuarit Bejtush Gashit për veprën penale “Ndihmë në marrje ryshfeti”, i shqiptohet dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë 1 mijë euro, të cilin dënim do ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Sipas gjykatës, në rast se i akuzuari nuk ka mundësi ta paguajë dënimin me gjobë i njëjti mund t’i zëvendësohet dënim me burgim, duke iu llogaritur 20 euro për një ditë burgim.

Po ashtu nëse i akuzuari pajtohet edhe dënimi me burgim prej 6 muajsh mund t’i zëvendësohet me dënim me gjobë.

Kurse i akuzuari Arbër Avdijaj për veprën penale të kryer në vazhdim dhënie ryshfeti, është dënuar me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë, ndërsa për veprën penale të kryer në vazhdim mashtrim me subvencione, dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.  Të njëjtit i shqiptohet dënim unik prej 10 muaj burgim dhe dënim me gjobë prej 1 mijë euro.

Po ashtu të akuzuarit Avdijaj i përcaktohet dënimin plotësues, ashtu që i njëjti obligohet të bëjë kompensimin e dëmit buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë 63 mijë e 198 euro.

Kurse Sadush Kabashi për veprën penale “Dhënie ryshfeti” dënohet me 6 muaj burgim dhe 1 mujë euro gjobë.

Po ashtu të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe me pëlqimin e tij dënimi i shqiptuar me burgim mund t’i zëvendësohet dënim me gjobë.

Gjykata me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit mori parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese, ku në rastin konkret të akuzuarit ishin bashkëpunues, korrekt me gjykatën dhe prokurorinë.

Të akuzuarit obligohen të që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 100 euro secili veç e veç si dhe shpenzimet në emër të fondit për kompensimin e viktimave 100 euro secili veç e veç.

Ndryshe, procedura penale ndaj katër të akuzuarve është veçuar në seancën e 6 shtatorit 2023, pasi të njëjtit e kishin pranuar fajësinë për veprat penale që iu vihen në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për rastin “Subvencionet 3”, për veprat penale mashtrim me subvencione, marrje e dhënie ryshfeti dhe ndihmë në kryerjen e këtyre veprave, po akuzohen Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Veton Prekazi, Halit Avdijaj, Salih Statovci, Bejtush Gashi, Afrim Abazaj, Arbër Avdijaj, Sadush Kabashi dhe Kumrije Maxharraj.

Tags: denimiSubvencioni3
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X