Vogëlushja thuhet se u dërgua me urgjencë në spitalin Josep Trueta në Girona pasditen e djeshme, por ndërroi jetë disa orë më vonë, sipas ‘Daily Mail’.
Shumica e personave të tjerë që kanë kërkuar trajtim mjekësor thuhet se kishin pësuar lëndime në kokë ose prerje që kërkonin qepje si dhe kocka të thyera. Breshëri me madhësinë e topave të tenisit ka dëmtuar edhe disa makina.
Meteorologët në Katalonjë thanë se breshëri që goditi rajonin, në qytetin turistik të Girona, pranë kufirit të Spanjës me Francën, ishte një nga më të fuqishmit në 20 vite./tch