TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Studim: Pagjumësia mund të rrisë rrezikun e demencës dhe dëmtimet ne tru me 40%

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Studim: Pagjumësia mund të rrisë rrezikun e demencës dhe dëmtimet ne tru me 40%

Një studim i fundit flet për lidhjen midis pagjumësisë kronike dhe rrezikut të lartë për zhvillimin e dëmtimeve të trurit dhe demencës.

Pagjumësia kronike, e cila përfshin probleme me gjumin të paktën tre herë në javë për një periudhë prej tre muajsh apo më shumë, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e trurit, duke rritur rrezikun për zhvillimin e dëmtimeve të lehta njohëse dhe demencës, thonë shkencëtarët.

Ky është përfundimi i një studimi të ri që ka ndjekur një grup prej 2,750 pëesonash adultë për më shumë se pesë vjet.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore “Neurology”, ka zbuluar se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike kanë 40% më shumë mundësi për të zhvilluar dëmtime të lehta njohëse ose demencë krahasuar me ata që nuk kanë probleme me gjumin.

Gjithashtu, testet e imazherisë së trurit kanë zbuluar ndryshime të dukshme, që sugjerojnë se mungesa e gjumit mund të jetë një shenjë paralajmëruese për probleme më të mëdha në të ardhmen.

Dr. Diego Carvalho, udhëheqësi i studimit nga Klinika Mayo në Minesota, SHBA, tha se kjo është një përpjekje për të kuptuar më mirë lidhjen mes pagjumësisë dhe dëmtimeve të mundshme të trurit.

“Ne vumë re një rënie më të shpejtë të aftësive njohëse dhe ndryshime në tru, që sugjerojnë se pagjumësia kronike mund të jetë një faktor rreziku për probleme njohëse në të ardhmen,” theksoi ai.

Në testet e imazherisë, studiuesit kanë kërkuar shenja të sëmundjes së Alzheimerit, forma më e zakonshme e demencës. Ata zbuluan shenja të hiperintensiteteve të lëndës së bardhë, të

cilat janë shenja të dëmtimit të enëve të vogla të gjakut në tru, si dhe pllakave të amiloidit, një proteinë që grumbullohet dhe dëmton qelizat e trurit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Si të përshpejtoni metabolizmin edhe kur flini: 5 këshilla praktike

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

​Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë

​Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë

Fillon raundi i tretë i bisedimeve mes delegacioneve ruse dhe ukrainase në Gjenevë

Fillon raundi i tretë i bisedimeve mes delegacioneve ruse dhe ukrainase në Gjenevë

Osmani: Flamuri i Kosovës simbolizon sakrificën e brezave, le ta mbajmë lart atë

Osmani: Flamuri i Kosovës simbolizon sakrificën e brezave, le ta mbajmë lart atë

OVL-UÇK fton Gjykatën Speciale të marrë parasysh zërat kundërshtues: “Faleminderit, shqiptarë”

OVL-UÇK fton Gjykatën Speciale të marrë parasysh zërat kundërshtues: “Faleminderit, shqiptarë”

Presidenti i Izraelit uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Izraelit uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mali i zi uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mali i zi uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Rama ndan foto me djalin e Thaçit: Të bashkuar për drejtësi, shtet e për kombin tonë

Rama ndan foto me djalin e Thaçit: Të bashkuar për drejtësi, shtet e për kombin tonë

Prattipati merr pjesë në festimet për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Prattipati merr pjesë në festimet për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën