TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

by TËVË 1
4 muaj ago
3
A A
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

759 studentë të Universitetit të Prishtinës do të përfitojnë mbështetje financiare, pas miratimit të rekomandimeve të Komisionit për Vlerësimin dhe Ndarjen e Bursave.

Nga vlera prej rreth 540 mijë eurove, do të përfitojnë studentë të të gjitha niveleve, përfshirë këtu edhe studentët me nevoja të veçanta.

“Në këtë radhë janë shpall dy konkurse për studentë e studimeve të nivelit Master. Konkursi i parë është shpall për vitin akademik 2023-2024 të cilët e kanë përfunduar vitin e parë suksesshëm dhe kanë arrit ato kriteret e parashtruara me konkurs dhe me statut. Gjithashtu është shpall edhe një konkurs i dytë për shkak se ka pas mjete financiare për studentet që kanë përfunduar vitin e parë të studimeve në nivelin Master në vitin 2024-2025”, tha Vjosa Fejza Ademi, anëtare e Këshillit Drejtues të UP-së,

Nga të gjitha njësitë akademike të UP-së, 685 studentë të nivelit Master kanë përfituar bursë. Ndërkohë, për të tretin vit radhazi, Universiteti ka ndarë bursa edhe për studimet e doktoratës, ku 54 studentë janë përfshirë në listën e përfituesve. Po ashtu, 20 studentë me aftësi të kufizuara kanë marrë ndihmë financiare të dedikuar. Vjosa Fejza Ademi më këtë rast tregoi edhe për kriteret të cilat janë ndjekur për përzgjedhjen e tyre.

“Kriteret për studimet Master ka qenë që të kenë të përfunduar vitin akademik përkatës vitin e parë të studimeve dhe të kenë notën mesatare 9.0 së paku, do të hotë 9 e tutje. Ata që kanë pasur më pak se 9, nuk mund të jenë përfitues. Duhet të ceket, se ata duhet me qenë notën 9 në vitin në vitin që është kërkuar për të aplikuar për bursë sepse ka student që përshembull kanë diplomuar por në vitin 2023-2024 kanë përfunduar vitin e parë me 9.0 por kur kanë përfunduar studimet ju ka ra nota mesatare e gjithësesi ata kanë qenë përfitues sepse në vitin e parë të studimeve kanë arrit me përfundu përshembull me notën 9.0 apo 9.1 apo sidoqoftë”, tha për RTK-në, Vjosa Fejza Ademi, anëtare e Këshillit Drejtues të UP-së.

Nga Komisioni për vlerësim u tha se procesi i përzgjedhjes ka qenë sfidues, për shkak të numrit të madh të aplikimeve dhe konkurrencës së lartë nga të gjitha njësitë akademike. Përfitimet e bursave për nivelin e studimeve Master kapin vlerën 700 euro, për studime të doktoratës 800, ndërsa ndihma financiare për personat me aftësi të kufizuara është 500 euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën