Këtë vit, për dallim nga vitit tjera, një punë e Agjencisë Kundër Korrupsion, do ta kryejë Qeveria.
Me ndryshimin e ligjit për këtë agjenci, edhe hartimi i strategjisë kundër korrupsion, bëhet në kuadër të ekzekutivit.
Me vendim të Qeverisë janë krijuar edhe organet që do të merren me hartimin e strategjisë, për të cilën ka kohë deri më 1 dhjetor të këtij viti.
Por, skeptik për nevojën e një strategjie të tillë janë shoqëria civile.
Si pjesëmarrës në punime nuk janë përfshirë në mënyrë direkte shoqëria civile, por vetëm sipas nevojës së anëtarëve tjerë.
Për mospërfshirjen e të gjithë akterëve në procesin e hartimit, problematike e sheh edhe koordinatori për Drejtësi nga PDK-ja.
Pjesë e grupit ndërministror janë i pari i financave, Hekuran Murati, e drejtësisë, Albulena Haxhiu, i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Kronika e realizuar nga gazetarja Florijeta Dernjani.