TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Stoltenberg: Të thjeshtëzohet procedura për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

nga tëvë1
11 Korrik, 2023
0
A A
Stoltenberg: Të thjeshtëzohet procedura për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se do të propozojë që procedura e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë, të thjeshtëzohet.

Stoltenberg i bëri komentet në fillim të samitit të NATO-s, i cili zhvillon punimet të martën dhe të mërkurën në Vilnius të Lituanisë.

Ai tha se do t’u propozojë aleatëve që t’i mundësojnë Ukrainës kapërcimin e të ashtuquajturit Plan i Veprimit për Anëtarësim, i cili përfshin reformat ekonomike dhe politike që një vend kandidat duhet t’i përmbushë, përpara anëtarësimit të plotë.

“Po bëhet gjithçka për ta afruar Ukrainën më pranë anëtarësimit në NATO”, tha Stoltenberg.

Ukraina, e cila ndodhet nën pushtimin rus qysh më 24 shkurt të vitit të kaluar, kërkon të bëhet pjesë e NATO-s, por përderisa lufta vazhdon, e ardhmja e kësaj ambicieje nuk është e qartë.

Samiti i organizatës më të madhe ushtarake në botë zhvillohet në një kohë kritike për sigurinë në Evropë, pasi lufta në Ukrainë është në mesin e një kundërofensive të Kievit.

Samiti vjen, gjithashtu, një vit pas takimit të Madridit, ku aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për një koncept të ri strategjik, i cili e ka veçuar Rusinë si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë.

Udhëheqësit e NATO-s pritet të diskutojnë për një gamë të gjerë temash, në mesin e të cilave do të dominojnë përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim, ashtu si edhe pranimi i Suedisë në aleancë.

Gjatë samitit nuk pritet që Ukrainës t’i bëhet ftesë për anëtarësim, gjë që, sipas procedurave të NATO-s, është hapi i parë drejt anëtarësimit të plotë.

Këtë e ka konfirmuar më herët Stoltenberg, i cili ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë derisa lufta në këtë vend vazhdon.

Pritjet janë që aleatët të shfaqin disa mospajtime se si t’i qasen këtij problemi në deklaratën përfundimtare.

Vendet e Evropës Lindore besojnë se Ukrainës duhet t’i ofrohet një udhërrëfyes, ndërsa ato perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, janë më të kujdesshme sa u përket veprimeve që do të mund ta sillnin aleancën më afër luftës me Rusinë.

Përveç perspektivës së anëtarësimit, liderët e NATO-s pritet gjithashtu të zotohen për ndihmë të vazhdueshme ushtarake dhe financiare për Kievin.

“Kam besim se do të marrim një vendim të fuqishëm dhe të bashkuar për Ukrainën, si për ta vazhduar mbështetjen për të, ashtu edhe për ta rritur atë. Jam gjithashtu i bindur se për çështjen e anëtarësimit, aleatët do të ripohojnë se Ukraina do të bëhet anëtare”, tha Stoltenberg në prag të takimit.

Drita jeshile për Suedinë

Tema e Suedisë, praktikisht, ka përfunduar më 10 korrik, një natë përpara samitit të aleancës, kur presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka pranuar që t’ia përcjellë Parlamentit të vendit të tij kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Suedia – ashtu si edhe Finlanda – ka qenë tradicionalisht vend neutral sa u përket aleancave ushtarake, por ajo ka kërkuar pranimin në aleancë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Finlanda është bërë anëtare e plotë e NATO-s në prill të këtij viti.

Ndonëse të dyja vendet kanë kërkuar njëkohësisht pranimin, Turqia e ka bllokuar deri më tash procesin e anëtarësimit për Suedinë, duke pretenduar se ky vend strehon anëtarë të grupeve militante, që Ankaraja i konsideron terroriste.

Në takimin që Stolteberg ka organizuar më 10 korrik me presidentin e Turqisë dhe kryeministrin e Suedisë, Erdogan ka pranuar që ta heqë veton, duke hapur mundësinë që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s.

Anëtarësimi i plotë do të ndodhë kur të gjitha vendet ta ratifikojnë protokollin e pranimit.

Kosova jashtë agjendës

Në samit nuk pritet të diskutohet fare për Kosovën, pavarësisht rritjes së tensioneve në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Trazirat e fundit atje kanë çuar në sulme të protestuesve serbë kundër ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, por, megjithatë, Kosova është jashtë agjendës zyrtare të diskutimeve.
Masa të rrepta për sigurinë

Për mikpritësen e samitit të NATO-s, Lituaninë, kjo ngjarje është më e madhja në historinë e këtij vendi.

Për sigurinë janë angazhuar tri njësi kundërajrore gjermane, Patriot, ashtu si edhe avionë shtesë luftarakë.

Gjithashtu, mbi 1.000 ushtarë nga vende të ndryshme të NATO-s do të kujdesen për sigurinë.

Lituania kufizohet me rajonin rus të Kaliningradit në jugperëndim, si dhe me Bjellorusinë – aleate e Rusisë – në lindje dhe në jug. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katari paralajmëron rritje të çmimit të naftës në rast se Izraeli sulmon objektet energjetike të Iranit

HRANA: 639 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Iran që nga fillimi i konfliktit

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon me vdekje udhëheqësin suprem të Iranit

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon me vdekje udhëheqësin suprem të Iranit

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, arrestohet 25-vjeçari nga Kosova

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, arrestohet 25-vjeçari nga Kosova

Qendra të ndihmës apo kurthe? Forcat izraelite vrasin edhe 16 kërkues ndihmash në Gaza

Qendra të ndihmës apo kurthe? Forcat izraelite vrasin edhe 16 kërkues ndihmash në Gaza

I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit

I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit

Dështon për të 27-tën herë votimi për konstituimin e Kuvendit

Seanca reprizë e Kuvendit të Kosovës – Deputetët hynë e dalin pa rezultat

Çka po deklarohet për Gjykatën Kushtetuese e cila ka në trajtim votimin e fshehtë në Kuvend?

Çka po deklarohet për Gjykatën Kushtetuese e cila ka në trajtim votimin e fshehtë në Kuvend?

Me rastin e 19 Qershorit, mbillen lule tek “Heroinat” për viktimat e dhunës seksuale

Me rastin e 19 Qershorit, mbillen lule tek “Heroinat” për viktimat e dhunës seksuale

Kolaj: Gjykata s’është vonuar në trajtimin e kërkesës së AAK-së për votim të fshehtë

Kolaj: Gjykata s’është vonuar në trajtimin e kërkesës së AAK-së për votim të fshehtë

Liria ndahet me trajnerin Leotrim Krasniqi

Liria ndahet me trajnerin Leotrim Krasniqi

Fejza: LVV-ja bazohet mbi direktiva dhe norma kushtetuese dhe jo mbi preferencat e çdo individi në Kuvend

Fejza: LVV-ja bazohet mbi direktiva dhe norma kushtetuese dhe jo mbi preferencat e çdo individi në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X