TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Stoltenberg: Lufta në Ukrainë, momenti më i rrezikshëm që nga Lufta e Dytë Botërore

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Stoltenberg: Lufta në Ukrainë, momenti më i rrezikshëm që nga Lufta e Dytë Botërore

Duke folur nga Norvegjia më 4 gusht, Stoltenberg tha se aleancës dhe shteteve anëtare ndoshta do t’iu duhet të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën me armë dhe ndihmë tjetër për një kohë të gjatë, në mënyrë që Rusia të mos ketë sukses në pushtimin e paprovokuar kundër Ukrainës që e nisi më 24 shkurt.

“Është në interesin tonë që ky lloj i politikës së agresionit të mos ketë sukses”, tha Stoltenberg.

“Kjo është situata më e rrezikshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai dhe shtoi se “çfarë po ndodh në Ukrainë është e tmerrshme, por situata do të ishte edhe më e keqe nëse do të kishte një luftë midis Rusisë dhe NATO-s”.

Stoltenberg edhe një herë përsëriti qëndrimi se aleanca është e vendosur që të mbrojë të 30 shtetet anëtare.

“Nëse presidenti [rus, Vladimir] Putin nëse mendon të bëjë diçka të ngjashme ndaj një shteti të NATO-s, siç ka vepruar kundër Gjeorgjisë, Moldavisë apo edhe ndaj Ukrainës, atëherë të gjitha shtetet e NATO-s do të përfshiheshin menjëherë”, tha Stoltenberg.

Lufta në Ukrainë më herët ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë të kërkojnë anëtarësim në NATO. Deri më tani, 23 nga 30 shtetet anëtare kanë ratifikuar kërkesën për anëtarësimin e këtyre dy shteteve në aleancë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Ky nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës, një shteti të pavarur dhe demokratik me mbi 40 milionë banorë, por po ashtu është sulm ndaj vlerave tona dhe rregullit botëror që ne duam”, tha shefi i NATO-s.

Pas pushtimi rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia – dy shtete tradicionalisht neutrale – aplikuan për anëtarësim në NATO.

Përmes një procesi të përshpejtuar, Senati amerikan votoi më 3 gusht në favor të anëtarësimit të këtyre dy shteteve në aleancë. Deri më tani, 23 shtete anëtare kanë ratifikuar kërkesën e këtyre dy shteteve nordike.

Turqia kishte kundërshtuar anëtarësimin e Helsinkit dhe Stokholmit në aleancë, duke thënë se këto dy shtete strehojnë kundërshtarë të Qeverisë turke, që Ankaraja i cilëson si “terroristë”. Por, më pas Turqia u pajtua që të krijohej një komitet i posaçëm dhe zyrtarët e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë do të takohen gjatë këtij muaji për të parë nëse këto dy shtete aspiruese kanë plotësuar kushtet e paraqitura nga Ankaraja./rel.

ShareTweet

Postime të ngjashme

I dërguari special i Trumpit mbërrin në Moskë, pak ditë para ultimatumit të SHBA-së ndaj Rusisë

I dërguari special i Trumpit mbërrin në Moskë, pak ditë para ultimatumit të SHBA-së ndaj Rusisë

Zjarre të fuqishme përfshijnë Francën: Një i vdekur dhe nëntë të plagosur

Zjarre të fuqishme përfshijnë Francën: Një i vdekur dhe nëntë të plagosur

80 vite më parë, SHBA hodhi bombën atomike në Hiroshima

80 vite më parë, SHBA hodhi bombën atomike në Hiroshima

Kina paralajmëron Izraelin pas raportimeve mbi planin për pushtimin e plotë të Gazës

Kina paralajmëron Izraelin pas raportimeve mbi planin për pushtimin e plotë të Gazës

“Mesditë”- 06.08.2025

“Mesditë”- 06.08.2025

Presidenti i FCSB-së: Do të dërgojë në Kosovë 20 truproja

Presidenti i FCSB-së: Do të dërgojë në Kosovë 20 truproja

FSHF-ja nxjerr në shitje biletat për sfidën kualifikueset të Kupës së Botës 2026, ndaj Letonisë

FSHF-ja nxjerr në shitje biletat për sfidën kualifikueset të Kupës së Botës 2026, ndaj Letonisë

OVL-UÇK për protestën e nesërme: Janë bërë të gjitha përgatitjet, po synohet të rishkruhet historia

OVL-UÇK për protestën e nesërme: Janë bërë të gjitha përgatitjet, po synohet të rishkruhet historia

I dërguari special i Trumpit mbërrin në Moskë, pak ditë para ultimatumit të SHBA-së ndaj Rusisë

I dërguari special i Trumpit mbërrin në Moskë, pak ditë para ultimatumit të SHBA-së ndaj Rusisë

Bernard Berisha rikthehet në Kosovë, e vazhdon karrierën te Ballkani

Bernard Berisha rikthehet në Kosovë, e vazhdon karrierën te Ballkani

Therret me thikë një person në Prishtinë

Aksident në rrugën Prishtinë–Ferizaj, një person mbetet i lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X