TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Stojkoviq: Të sanksionohet regjimi i Vuçiqit, krijon tensione në Kosovë për të ruajtur pushtetin

nga TËVË 1
6 Gusht, 2023
0
A A
​Stojkoviq: Të sanksionohet regjimi i Vuçiqit, krijon tensione në Kosovë për të ruajtur pushtetin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përdor çdo mjet për të krijuar tensione në mënyrë që pajtimi me Kosovën të mos ndodhë. Kështu thotë avokati serb, Cedomir Stojkoviq.

Ai përgënjeshtron zërat se Vuçiq ulet në “dy karrige”, duke akuzuar të njëjtin se ulet vetëm në atë të Rusisë, për çka thotë se Perëndimi po e kupton çdo ditë e më shumë një gjë të tillë.

Stojkoviq beson se e gjithë kjo tendencë e Vuçiqit për të krijuar destabilitet ka për qëllim që të ruajë pushtetin në Beograd.

Sipas avokatit serb, një regjim i tillë antidemokratik si i Vuçiqit duhet të jetë nën sanksione të Perëndimit.

“Epo në përgjithësi, unë shoh që Aleksandër Vuçiq dëshiron të përdorë çdo burim që ka për të krijuar tensione dhe për të ndalur pajtimin, sepse nëse krijojmë pajtim mes popujve tanë, atëherë politikanët si Aleksandër Vuçiq do të humbasin publikun e tyre dhe askush nuk do të votojë për ta. Pra, ai ka nevojë për tensione për të shpëtuar pushtetin…Ai ulet vetëm në një karrige që nga fillimi dhe kjo është karrigia ruse dhe gjithçka tjetër është vetëm një maskë, është vetëm një gënjeshtër, është thjesht mashtrim. Ai është djaloshi rus, ai është njeriu rus dhe të gjithë e pamë këtë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ajo që duhet të bëjmë në Serbi është t’u tregojmë partnerëve perëndimorë fytyrën e vërtetë të Aleksandër Vuçiqit, tani është e lehtë, Perëndimi po e kupton gjithnjë e më shumë se kush është ai. Pra, kjo është gjithçka që duhet të themi për të”, thotë ai.

Stojkoviq nuk e sheh të afërt ditën kur do të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, së paku siç thotë ai, jo derisa në Beograd të mos ketë frymë të re politike.

“Jo, mendoj se Vuçiq e diskuton këtë [marrëveshjen me Kosovën] me Perëndimin, por jo në mënyrë të ndershme dhe për të pasur marrëveshjen e vërtetë përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të kemi në Beograd opsione të reja politike, opsionet që do të shohin se është në interesin më të mirë të Serbisë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe të gjitha organizatave të tjera ndërkombëtare. Pra, kjo nuk është vetëm në interesin tuaj, por është në interesin tim si qytetar i Serbisë. Unë dua të kem fqinjin tim në të njëjtën organizatë ku jam edhe unë, dhe dua që ne të dy të jemi në Bashkimin Evropian si vende të lira sovrane. Askush në Serbi sot nuk e mbron këtë politikë dhe kjo është e vetmja politikë që do të na sjellë zgjidhjen përfundimtare dhe paqen e qëndrueshme, ne duhet ta ndërtojmë atë politikë në Beograd”, thekson ai për KP.

Duke e konsideruar antiperëndimor dhe antivevropian, Stojkoviq thotë se regjimi i Vuçiqit në Beograd duhet të jetë nën sanksione.

“Jam shumë i pakënaqur sesi Perëndimi sillet me Serbinë. Kështu që mund të them më shumë për këtë, mendoj se ky regjim në Beograd, i cili është regjim antidemokratik, antievropian dhe antiperëndimor duhet të jetë nën sanksione, kështu mendoj. Unë jam qytetar i Serbisë dhe mund të flas për vendin tim…Ajo që mund t’ju them është se nëse BE-ja dhe SHBA-të vendosin sanksione kundër Kosovës, ekstremistët në vendin tim do ta përdorin atë për qëllime të tyre. Dhe kjo është arsyeja pse kjo është diçka e keqe. Nuk e di a meritoni sanksione apo jo, unë me të vërtetë nuk e di. Por, e di që nëse jeni nën sanksione, regjimi prorus në Beograd dhe regjimi antiperëndimor në Beograd, do ta përdorin atë në favor të Rusisë, në favor të politikës nacionaliste, në favor të politikës shoviniste. Pra, kjo është kështu për mua si qytetar i Serbisë, prandaj nuk më pëlqen ideja që të ketë sanksione kundër Kosovës, sepse e di që Aleksander Vuçiq do ta përdorë atë në mënyrën më të keqe të mundshme”, thotë ai, derisa shton se i vetmi drejtim do të duhej të ishte pajimi dhe integrimi.

Përderisa Beogradi zyrtar krijon vazhdimisht tensione dhe nxit serbët përmes propagandës, Stojkoviq thekson se prania e NATO-s në Kosovë është garanci që Vuçiq të mos krijojë konflikte të armatosura.

“Nuk ka asnjë rrezik derisa trupat e NATO-s janë në Kosovë dhe ne e pamë se në çdo situatë ku ka tensione të krijuara nga Vuçiq në veri të Kosovës, është aeroplanmbajtësja USS Nimitz në Split të Kroacisë, e cila është vetëm 400 km larg Kosovës, ky është mesazhi i qartë se çfarë do të bëjë Amerika, çfarë do të bëjë amerikanët, çfarë do të bëjë NATO nëse Vuçiq krijon konflikte të armatosura në Kosovë. Pra, mendoj se kjo është shpresa dhe garancia se nuk do të ketë konflikt, dhe gjithashtu e pamë që ishte një situatë e ngjashme në Bosnje që dy bombardues të mëdhenj strategjikë amerikanë fluturuan në Bosnje për t’i dërguar të njëjtin mesazh regjimit prorus në Banjallukë”, thotë ai.

Sipas Stojkoviqit, të gjitha problemet në Serbi janë të lidhura me ndikimin e Federatës Ruse dhe siç thotë ai, Evropa duhet të bëjë presion të madh mbi qeverinë serbe që të ndërpresë të gjitha lidhjet me Rusinë.

Vetëm atëherë, ai thotë se nuk do të ketë më thirrje në Serbi që “ushtria serbe të kthehet në Kosovë”.

Para disa ditësh mediat serbe shkruanin se Vuçiq ka thënë se në 11 vjetët e fundit ka investuar 8 miliardë euro për serbët në Kosovë, por një gjë të tillë, avokati serb e quan gënjeshtër.

Sipas tij, po të qëndronte një gjë e tillë, në veri të Kosovës do të krijohej një “Dubai i vogël”. Megjithatë, nuk mohon se kriminelët serbë janë ndihmuar financiarisht nga Serbia.

“Mendoj se Vuçiq po gënjen. Tetë miliardë euro në veri të Kosovës, kur?… Oh mirë, kjo është gënjeshtër. Nëse ka tetë miliardë euro (investime) në veri të Kosovës, veriu i Kosovës do të dukej si Dubai. Por siç e shihni, është pjesë e varfër e Kosovës, ata janë njerëz që s’kanë para, vetëm kriminelët atje kanë para. Pra, kjo është një gënjeshtër e qartë…Natyrisht, ata kriminelë në veri të Kosovës nuk do të mund të bënin biznes nëse nuk janë nën mbështetje financiare nga Beogradi në mënyra të ndryshme, përmes lidhjeve me biznesin publik etj., por tetë miliardë euro është e pamundur”, shton ai.

Tags: Aleksander VuçiqCedomir Stojkoviq.Serbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson në zgjedhje nga numërimi i 30% të votave

Këto janë rezultati zgjedhor në Shqipëri, deri në këto momente

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Kërkohet veçim i çështjes së Thaçit për pengim të drejtësisë nga rasti për krime lufte

Kërkohet veçim i çështjes së Thaçit për pengim të drejtësisë nga rasti për krime lufte

Raportuesi për Kosovën në PE e quan dështim diplomatik vizitën e Costas në Beograd

Raportuesi për Kosovën në PE e quan dështim diplomatik vizitën e Costas në Beograd

Emisioni “Ditari” 13.05.2025

Emisioni “Ditari” 13.05.2025

Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson në zgjedhje nga numërimi i 30% të votave

Këto janë rezultati zgjedhor në Shqipëri, deri në këto momente

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Shtyhet finalja e Kupës së Kosovës

Shtyhet finalja e Kupës së Kosovës

Kërkohet veçim i çështjes së Thaçit për pengim të drejtësisë nga rasti për krime lufte

Kërkohet veçim i çështjes së Thaçit për pengim të drejtësisë nga rasti për krime lufte

60% e njerëzve besojnë se AI do të ndikojë pozitivisht në punësim

60% e njerëzve besojnë se AI do të ndikojë pozitivisht në punësim

Kujdesi për shëndetin, si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

Kujdesi për shëndetin, si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X