TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Stili jetesës ndikon te plakja e trurit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Stili jetesës ndikon te plakja e trurit

Këto sëmundje po shtohen me ritme të shpejta dhe parashikohet që të shtohen edhe më shumë në vitet e ardhshme.

Shqetësimi më i madh lidhet me shkaqet që e bëjnë këtë sëmundje kaq shumë prezente tek njerëzit.

Mjekët japin disa përgjigje në lidhje me këtë problem duke e ndarë përgjegjësinë midis dy faktorëve kryesorë.

Si zhvillohet kjo sëmundje

Gjenet apo stili i jetesës sipas mjekëve janë shumë ndikues në shfaqjen e shumë sëmundjeve.

Një studim nga Universiteti i Mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbulohen të dhëna për këtë sëmundje.

Sipas tyre disa çrregullime gjenetike që ndodhin në trup, mund të rrisin me 15 herë mundësinë e prekjes nga dementia.

Sidoqoftë në studimin ku morën pjesë 196,383 persona deri në moshën 60 vjeç, u pa se plakja e trurit mund të mos jetë vetëm e trashëgueshme.

Ekspertët thonë se pavarësisht këtyre të dhënave, edhe stili jetesës luan një rol shumë të rëndësishëm.

Për personat që abuzojnë me pije alkoolike, duhanin apo ushqime jo të shëndetshme dhe nuk merren me aktivitet fizik rreziku është më i lartë.

Nga ana tjetër personat aktivë me stil jetese të shëndetshëm, ulin ndjeshëm mundësinë e prekjes nga plakja e trurit.

Ekspertet morën parasysh të dhënat e mbledhura, për të parë se cili nga këta faktorë ndikon më shumë.

Mes ndarjes së personave që nuk ishin të prirë gjenetikisht për tu prekur nga plakja e trurit dhe atyre që ishin, të dhënat treguan se stili i jetesës në të dyja rastet luan një rol kyç.

Si mund t’a parandaloni

Sipas ekspertëve edhe nëse keni një histori familjare me persona të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, risku mund të anashkalohet me disa ndryshime të vogla.

Në çdo rast këshillohet një stil jetese i pasur me ushqime sa më të shëndetshme dhe të freskëta.

Këtu përfshihen shumë perime, lëngje, vitamina, proteina dhe minerale.

Hiqni dorë nga alkooli, duhani dhe merruni me aktivitet sportive ku përfshihen edhe ecjet në natyrë ose vrapi.

Në studimin e mësipërm të cilit i referohet AgroWeb.org, personat që ndoqën një stil jetese të shëndetshëm, shtynë me të paktën 10 vite riskun e shfaqjes së sëmundjes.

Kështu edhe nëse jeni të rrezikuar një jetesë e shëndetshme mund t’ju ndihmojë.

Gjithnjë kujdesuni të mos abuzoni gjatë përditshmërisë me stilin tuaj të jetesës për të pasur një mendje të shëndoshë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prezantohet kukulla e parë Barbie me spektrin e autizmit

Prezantohet kukulla e parë Barbie me spektrin e autizmit

‘Kufjet me tel’ janë sërish në modë

‘Kufjet me tel’ janë sërish në modë

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

Zakonet që duhet të përvetësoni me patjetër në vitin e ri!

Zakonet që duhet të përvetësoni me patjetër në vitin e ri!

Rinumërohen 23 vendvotimet e para nga 914 vendvotime

Rinumërohen 23 vendvotimet e para nga 914 vendvotime

Dua Lipa frymëzon emrat e foshnjave në 2026

Dua Lipa frymëzon emrat e foshnjave në 2026

Pas takimit me Kurtin, Sorensen i shkon në takim Osmanit

Pas takimit me Kurtin, Sorensen i shkon në takim Osmanit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Vënia e gurthemelit të objektit të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, Rama: Hap i rëndësishëm

Vënia e gurthemelit të objektit të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, Rama: Hap i rëndësishëm

​KOSTT paralajmëron reduktime, disa lagje në kryeqytet më shumë se një orë pa rrymë

​KOSTT paralajmëron reduktime, disa lagje në kryeqytet më shumë se një orë pa rrymë

Arrestohet një serb në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin

Arrestohet një serb në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën