Prokurorja speciale Florije Shamolli, në seancën e së mërkurës në rastin e njohur si “Stenta 2”, gjatë dhënies së fjalës përfundimtare ka bërë të ditur se konform nenit 350 dhe 351 të Kodit të Procedurës Penale, ka bërë ndryshimin e dispozitivit I të aktakuzës.
Sipas prokurores speciale Shamolli, precizimi është bërë vetëm sa i përket pikës I të dispozitivit të aktakuzës që ka të bëjë më përshkrimin faktik të dispozitivit, për të akuzuarit, Gani Bajraktari, Faik Shatri, Hamza Selmani, Banush Gashi, Fisnik Hima, Kelmend Pallaska, Daut Gorani, Hajdin Qitaku, Agim Krasniqi, Ejup Pllana, Edmond Haliti, Afrim Poniku, Nebih Musliu, Dardan Koqianj, Arlind Batalli, Xhevdet Krasniqi, Lazer Prekpalaj dhe Rexhep Manaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.