TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Stavileci: Qeveria të zbatojë vendimin e Gjykatës në favor të 450 mijë familjeve, për uljen e çmimit të energjisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Stavileci: Qeveria të zbatojë vendimin e Gjykatës në favor të 450 mijë familjeve, për uljen e çmimit të energjisë

Stavileci ka thënë që sot ndajmë shqetësimin e përbashkët me të gjithë qytetarëve e Kosovës në lidhje me krizat e reja që po synon t’i shkaktojë pushteti aktual, nga njëra anë me mosdijen dhe moskompetencën e tij, dhe nga ana tjetër nëpërmjet pazareve dhe njerëzve të vet të instaluar nëpër ndërmarrjet publike.

“Keqmenaxhimi i qeverisë po vazhdon. Nga dështimi në parandalimin e futjes së vendit nëpër kriza të njëpasnjëshme kjo qeveri me vetëdije të plotë dhe në mungesë të vizionit po rrëshqet në kriza të reja me fajin e vet, për shkak të të injorancës dhe arrogancës së vet, e fatkeqësisht, pandershëm, në llogari të qytetarëve të pafajshëm. Fitorja e qytetarëve të vendit tonë në realizimin e dy të drejtave elementare të tyre, atë të sigurisë së furnizimit dhe atë të përballueshmërisë së çmimeve, e cila u realizua me vendimin e gjykatave për mos-shtrenjtimin e rrymës, sot po rrezikohet pikërisht nga pushteti i cili ua shtrenjtoj rrymën në mënyrë të padrejtë, të paarsyeshme dhe të kundërligjshme”, ka thënë Stavileci.

Më tej, ai ka potencuar se ka një tendencë të hapur për shpërfillje të shtetit ligjor, sepse pushteti aktual është duke suspenduar sistemin ligjor të vendit me mosbindje dhe moszbatim të vendimeve të Gjykatave.

“Është tepër shqetësuese që kjo Qeveri dhe ky pushtet po përpiqen t’i ikin zbatimit të plotë të vendimit të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit për pezullim të vendimit të kundërligjshëm të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e çmimit të energjisë mbi 100 përqind për 450 mijë familje kosovare”, ka thënë Stavileci.

Sipas anëtarësit të Kryesisë të PDK-së, paralajmërimet për reduktime në kohën kur kemi prodhim të mjaftueshëm, janë edhe një përpjekje e re e pushtetit për ta mbuluar keqmenaxhimin, krejtësisht identike me paralajmërimet për shtrenjtim për shkak të importit, i cili siç u vërtetua ishte nën vlerën prej 1% në tre muajt paraprakë.

“Pësëri, me konstruktivitetin më të lartë të mundshëm, kërkojmë që të zbatohet vendimi, që të kthehet ligjshmëria dhe të mos inskenohen situata të paqena krize duke paralajmëruar reduktime.

Që nga fillimi i kësaj krize kur kemi paralajmëruar dhe rekomanduar qeverinë e deri më sot kur përsëri po e paralajmërojmë, i bëjmë thirrje që ta menaxhojë situatën, duke garantuar dy gjërat themelore për qytetarët: Sigurinë e furnizimit dhe çmimet e përballueshme, dhe jo duke inskenuar e prodhuar kriza të reja”, ka përfunduar ai./eo

Tags: pdkQeveria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, gruas i merren para nga kartela bankare

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë, sulmuan dy persona

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Parashikimi i motit për sot

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, gruas i merren para nga kartela bankare

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë, sulmuan dy persona

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Parashikimi i motit për sot

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy këmbësorë

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën