TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Stavileci: Ikja e qytetarëve nga Kosova ka një fajtor

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Stavileci: Qeveria të zbatojë vendimin e Gjykatës në favor të 450 mijë familjeve, për uljen e çmimit të energjisë

Sipas tij ikja e qytetarëve nga Kosova në pesë vitet e fundit është alarmante.

Stavileci tha se ikja e qytetarëve ka disa shpjegime edhe një fajtor.

“Këta numra të zi kanë disa shpjegime dhe një fajtor. Humbje shprese dhe zhgënjim. Dëshpërim ndaj një qeverisjeje që mashtroi mendje dhe korruptoi ndjenja. Irritim për indiferencën e paskrupull ndaj halleve të qytetarëve. E, fajtori është ai që irritimin, dëshpërimin dhe zhgënjimin, i bëri bashkë për ta çrrënjosë shpresën. Mbase paqëllimshëm, por vetëdijshëm sigurisht”, ka shkruar Stavileci.

Ai theksoi se rritjet e çmimeve të ushqimit, derivateve dhe energjisë e shumë probleme të tjera po ndikojnë në jetën e qytetarëve të Kosovës, shkruan teve1.info

“Rritjet e pakontrolluara të çmimeve të ushqimit, derivateve dhe energjisë, mungesa e pakove ekonomike stimuluese dhe e masave lehtësuese, dështimi për të realizuar investime kapitale dhe për të hapur vende të reja të punës, padrejtësitë dhe pabarazitë sociale, izolimi, si dhe problemet e tjera të shumta po ndikojnë që mijëra qytetarëve, edhe ashtu të lënduar, t’u vritet shpresa për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre”, ka shkruar në Facebook Stavileci.

Sipas tij, fronti i kësaj qeverie do duhet të ishin kriza ekonomike, energjetike dhe kriza e çmimeve astronomike e jo qytetarët, mësimdhënësit, mjekët, bizneset, sindikatat e as veteranët, duke shtuar se kjo është fatkeqësia më e madhe që po i ndodhë vendit.

“Fronti i kësaj qeverie nuk do të duhej të ishin as qytetarët, as mësimdhënësit, as mjekët, as bizneset, as sindikatat, as veteranët, por do të duhej të ishin kriza ekonomike, kriza energjetike dhe kriza e çmimeve astronomike. Kjo është fatkeqësia më e madhe që po i ndodhë vendit tonë aktualisht. Më e madhe se kriza ekonomike dhe më e rrezikshme se situata pandemike. Me ata me të cilët do të mund të krijohej fronti i luftës po krijohet fronti i ikjes, ata me të cilët do të luftoheshin këto kriza janë nga të parët që po e lëshojnë vendin apo po i plotësojnë listat e radhët për ta lëshuar atë”, ka thënë ai.

Stavileci tha se kjo gjendje është urgjencë e cila kërkon reagim urgjent.

“Kjo gjendje është urgjencë, prandaj kërkon reagim urgjent. Kërkon vizion për zgjidhje, guxim për ndërhyrje dhe dije e kompetencë për vendime e veprime. Ndryshe, vitin 2022 do ta përfundojmë me një rekord të ri edhe më të zi të largimit të qytetarëve nga vendi ynë”, shtoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmohet një qytetar në Prishtinë, i grabitet çanta në të cilën kishte një pistoletë

Rrahje në një familje në Ferizaj, tre të lënduar një i arrestuar

Zhduket një grua në Pejë

Raportohet e zhdukur një femër në Ferizaj, nga 30 janari nuk dihet vendndodhja e saj

Polici i Njësisë së Inteligjencës kërcënohet nga BIA serbe

Gjendet me lëndime qytetari i raportuar i zhdukur në Zveçan

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Arrestohen 4 persona në Fushë – Kosovë të dyshuar për sulm dhe therje me thikë

50 gola të Muriqit me Mallorcan, sulmuesi kosovar synon rekordin e Eto’o

50 gola të Muriqit me Mallorcan, sulmuesi kosovar synon rekordin e Eto’o

Sulmohet një qytetar në Prishtinë, i grabitet çanta në të cilën kishte një pistoletë

Rrahje në një familje në Ferizaj, tre të lënduar një i arrestuar

Zhduket një grua në Pejë

Raportohet e zhdukur një femër në Ferizaj, nga 30 janari nuk dihet vendndodhja e saj

Polici i Njësisë së Inteligjencës kërcënohet nga BIA serbe

Gjendet me lëndime qytetari i raportuar i zhdukur në Zveçan

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Arrestohen 4 persona në Fushë – Kosovë të dyshuar për sulm dhe therje me thikë

26 vjet nga vrasja e 10 shqiptarëve nga ‘Rojat e urës’ në veri

26 vjet nga vrasja e 10 shqiptarëve nga ‘Rojat e urës’ në veri

Historia e vërtetë pas filmit të Al Pacinos, nata kur Frank Serpico u “la të vdiste” nga kolegët e tij në Nju Jork

Historia e vërtetë pas filmit të Al Pacinos, nata kur Frank Serpico u “la të vdiste” nga kolegët e tij në Nju Jork

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën