TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Starmer njofton se do të sanksionojë figurat e Hamasit në “javët e ardhshme”

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Starmer njofton se do të sanksionojë figurat e Hamasit në “javët e ardhshme”

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e tij për një zgjidhje të qëndrueshme me dy shtete në Lindjen e Mesme, duke u distancuar qartë nga çdo perceptim se kjo do të përbënte një “shpërblim” për grupin palestinez Hamas.

Në një deklaratë të fuqishme ku njoftoi edhe njohjen e shtetit palestinez, Starmer ndër të tjera shtoi se: “Hamasi është një organizatë brutale terroriste. Thirrja jonë për një zgjidhje të vërtetë me dy shtete është krejt e kundërta e vizionit të tyre plot urrejtje.”

Ai sqaroi se çdo përpjekje për një zgjidhje paqësore nuk do të përfshijë Hamasin në ndonjë formë:

“Pra, jemi të qartë: kjo zgjidhje nuk është një shpërblim për Hamasin, sepse do të thotë që Hamasi nuk mund të ketë të ardhme, asnjë rol në qeveri, asnjë rol në siguri.”

Starmer rikujtoi se Mbretëria e Bashkuar e ka shpallur tashmë Hamasin si organizatë të ndaluar dhe të sanksionuar dhe theksoi angazhimin e tij për të vazhduar këtë linjë të ashpër ndaj grupit:

“Ne tashmë e kemi ndaluar dhe sanksionuar Hamasin, dhe do të shkojmë më tej. Kam udhëzuar punën për të sanksionuar figura të tjera të Hamasit në javët e ardhshme.”

Megjithatë, Kryeministri shprehu shqetësim të thellë për krizën humanitare në Gaza, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të rëndë dhe të papranueshme:

“Ndërkohë, kriza humanitare e shkaktuar nga njeriu në Gaza arrin thellësi të reja.”

Ai kritikoi ashpër ofensivën e fundit izraelite, duke përshkruar një situatë që ka sjellë pasoja të tmerrshme për civilët palestinezë:

“Bombardimi i pamëshirshëm dhe në rritje i Gazës nga qeveria izraelite, ofensiva e javëve të fundit, uria dhe shkatërrimi janë krejtësisht të patolerueshme.”

Ai përmendi viktimat e shumta nga ofensiva izraelite dhe pohoi se një gjë e tillë duhet të marr fund.

Ai poashtu i bëri thirrje qeverisë izraelite të ndalojë “taktikat mizore” dhe të lejojë “rritje të ndihmës”.

“Ne i bëjmë përsëri thirrje qeverisë izraelite që të heqë kufizimet e papranueshme në kufi, të ndalojë këto taktika mizore dhe të lejojë që ndihma të vërshojë. Me veprimet e Hamasit, përshkallëzimin konfliktit nga qeveria izraelite dhe përshpejtimin e ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, shpresa për një zgjidhje me dy shtete po venitet. Por nuk mund ta lëmë këtë dritë të shuhet”, pohoi Starmer.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Sulmet ruse lënë të vrarë 7 persona në Ukrainë, teksa në Abu Dhabi vijojnë bisedimet për paqe

Sulmet ruse lënë të vrarë 7 persona në Ukrainë, teksa në Abu Dhabi vijojnë bisedimet për paqe

Shala: Jo Kushtetuesja, por partia fituese mund ta bllokojë sërish Kuvendin

Shala: Jo Kushtetuesja, por partia fituese mund ta bllokojë sërish Kuvendin

Spahiu: Deputetët nuk e dinë çfarë votojnë, rregullorja për Listën Serbe është nënshkruar nga vetë ata

Spahiu: Deputetët nuk e dinë çfarë votojnë, rregullorja për Listën Serbe është nënshkruar nga vetë ata

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Emisioni “Info Nata” 04.02.2026

Emisioni “Info Nata” 04.02.2026

Kamberi: Kongresi amerikan fut në agjendë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi

Kamberi: Kongresi amerikan fut në agjendë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi

A do të fuzionohet VLEN-i? Kim Mehmeti: Nuk ka llogari për një parti me dy udhëheqës

A do të fuzionohet VLEN-i? Kim Mehmeti: Nuk ka llogari për një parti me dy udhëheqës

Mehmeti: Vjosa Osmani është presidentja më e mirë pas Ibrahim Rugovës

Mehmeti: Vjosa Osmani është presidentja më e mirë pas Ibrahim Rugovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën