TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Stano për takimin Kurti-Vuçiq: Diskutohet mbi draft-statutin e parë të Asociacionit

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Zëdhënësi i BE-së: Propozimi evropian nuk duhej nënshkruar

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se në takimin e 2 majit, në rend dite do të jetë miratimi i deklaratës për të pagjeturit dhe prezantimi i draftit të parë të statutit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Ai ka folur disa ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen në Bruksel.

Stano nuk ka komentuar kritikat që liderët serb i kanë bërë për zgjedhjet lokale të mbajtura në veriun e Kosovës.

“Mund të them vetëm se si rregull i përgjithshëm, ne nuk komentojmë vërejtjet e ndryshme që vijnë nga të gjitha palët, por presim që takimi i nivelit të lartë të dialogut të mbahet të martën këtu në Bruksel. Ngase kjo është platforma ku çështjet diskutohen dhe shpresojmë që edhe të zgjidhen. Dhe meqenëse kjo është dita e fundit e punës para këtij takimi të nivelit të lartë që do të zhvillohet në Bruksel, ndoshta do të ndaja disa detaje më shumë se çfarë presim dhe çfarë është në agjendën e takimit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se më 2 maj, palët do të mbajnë takim të nivelit të lartë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell si dhe atij special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

“Ky takim do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe pritet që palët të miratojnë deklaratën për personat e pagjetur si pikë të parë të rendit të ditës, dhe kjo do të pasohet nga prezantimi i draft-statutit të parë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe diskutimi rreth kësaj. Dhe pastaj do të ketë mundësi për të diskutuar të gjitha çështjet e tjera aktuale me rëndësi politike”, ka thënë Stano.

Në një konferencë për media, Stano ka thënë se nuk spekulojnë skenarë të mundshëm.

“BE-ja si lehtësues po përpiqet t’i ndihmojë të dyja palët që të arrijnë progres dhe të lëvizin në procesin e dialogut për të përmbushur zotimet e tyre, sepse Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është një nga gjërat për të cilat tashmë është rënë dakord. Pra, duhet të zbatohet si shumë gjëra të tjera që janë rënë dakord dhe duhet të zbatohen. Pra, ne do të ecim përpara, do të përparojmë, ose të paktën do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar të dyja palët që të bëjnë përparimin e nevojshëm drejt zbatimit dhe drejt ecjes përpara në dialog”, ka shtuar ai, shkruan KP.

Takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të mbahet më 2 maj në kryeqendrën evropiane.

Kjo vjen pasi një muaj më parë palët janë takuar në Ohër ku janë dakorduar për aneksin e marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Tags: BEPeter Stanotakimi i 2 majit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca në Vjenë takon Beate Meinl-Reisinger, theksohet mbështetja e Austrisë për integrimin evropian të Kosovës

Konjufca në Vjenë takon Beate Meinl-Reisinger, theksohet mbështetja e Austrisë për integrimin evropian të Kosovës

Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 milion euro në Merdare, dyshohen për “shpëlarje të parave”

Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 milion euro në Merdare, dyshohen për “shpëlarje të parave”

Kurti i mbledh në takim ambasadorët e huaj, i njofton për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete

Kurti i mbledh në takim ambasadorët e huaj, i njofton për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete

Homazhe për Besnik Restelicën – heroi që zgjodhi vdekjen, por nuk i tradhtoi shokët

Mirëpritet një emër për president nga familja Jashari

Mirëpritet një emër për president nga familja Jashari

3 euro, 24 orë shoqërim – Ankohen familjarët e pacientëve në QKUK

3 euro, 24 orë shoqërim – Ankohen familjarët e pacientëve në QKUK

​Ahmeti: Mirënjohje e veçantë për ShBA-në për mbështetjen në momentet më të errëta të historisë sonë

​Ahmeti: Mirënjohje e veçantë për ShBA-në për mbështetjen në momentet më të errëta të historisë sonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën