Dy persona janë shoqëruar në Policinë e Kosovës, pasi nuk kanë respektuar vendimin e inspektoratit për ndërprerjen e punimeve në veri të Mitrovicës.
Sipas PK-së, personat kanë larguar shiritat e vendosur dhe kishin filluar punën.
“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kishin larguar shiritin për ndërprerjen e punimeve që i kishin vendosur inspektorët dhe kishin filluar punën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 – orësh. /teve1.info/