Kompania Arditi Tours ka reaguar lidhur me autobusin e saj që u raportua se ishte përfshirë nga tymi, duke sqaruar se mjeti nuk është djegur.
Në një komunikatë për media, kompania bën të ditur se autobusi ka pasur vetëm një defekt të vogël teknik, i cili është riparuar brenda një kohe të shkurtër.
“Sqarojmë opinionin publik se autobusi në fjalë nuk është djegur dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në qarkullim të rregullt”, thuhet në njoftimin e Arditi Tours.
Sipas kompanisë, gjatë udhëtimit është shfaqur një problem teknik minor, i cili është sanua brenda rreth 20 minutash, pa rrezikuar në asnjë moment sigurinë e pasagjerëve.
“Pas ndërhyrjes teknike, udhëtimi ka vazhduar normalisht”, përfundon reagimi i kompanisë.







