Trepça ’89 dhe Dukagjini ballafaqohen këtë të dielë në kuadër të xhiros së 26 në Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi mitrovicas vjen pas humbjes në Kupën e Kosovës nga Gjilani, derisa Dukagjini në mesjavë ishte në pushim kurse në vikendin e kaluar mposhti Drenicën 2:0.
Ndeshja e cila zhvillohet në “Riza Lushta” nga ora 13:00, pritet të vije me një ndeshje të luftuar, pasi dy skuadrat kërkojnë fitoren.
Shpëtim Idrizi dhe Armend Dallku kanë shfaqur formacionet e tyre para nisjes së sfidë.
Trepça ’89: Ymeri; Muja, Mashau, Nimani, Sahiti, Sekiraqa, Gashi, Peci, Dumani, Oyeknami, Haliti.
Dukagjini: Haxhihamza; Basri, Shala, Millaku, Zabërgja, Santos, Khumotov, Zulfiu, Dallku, John, Kameraj.