Portugalia dhe Gana do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës të fazës së parë të grupeve në Kupën e Botës.
Ndeshja mes portugezëve dhe ganezëve, luhet në stadiumin “974” nga ora 17:00, derisa pak me parë është mbyllur ndeshja tjetër e këtij grupi (H) mes Uruguajit dhe Koresë Jugore me shifra 0:0.
Të dy trajnerët kanë shfaqur edhe titullarët e tyre para kësaj sfide.
Formacioni startues i Portugalisë: Diogo Costa; Cancelo, Danilo, Ruben Dias, Guerreiro; Neves; Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Otavio, Joao Felix; Cristiano.
Formacioni startues i Ganës: Ati Zigi; Seidu, Djiku, Salisu, Amartey, Rahman; Partey, Abdul Samed; Kudus, Inaki Williams, Andre Ayew. /Tëvë1/