Skuadra e Pejës sot luan lojën e fundit në kuadër të garave të rregullta në Ligën Ballkanike.
Pejanët sot përballë kanë ekipin nga Bullgaria, BC Beroe.
Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00, në palestrën “Karraçaqi”.
Peja ndodhet në pozitën e dytë tabelare ku ka 7 fitore dhe 2 humbje, ndërsa Beroe ndodhet në pozitën e katërt pas 3 fitoreve krahas 8 humbjeve.