FC Malisheva ka emëruar trajnerin e ri pas ndërprerjes së kontratës me Arsim Thaqin.
Ekipi i Malishevës ka bërë prezantimin e trajnerit të ri, i cili do të jetë Sami Sermaxhaj. Sermaxhaj së bashku me Malishevën ka arritur një marrëveshje një vjeçare.
Skuadra e “Tornados” përmes faqes së tyre zyrtare kanë bërë me dije arritjen e marrëveshjes, derisa i kanë uruar punë të mbarë Sermaxhajt.
Sermaxhaj me parë ka drejtuar edhe skuadrën e Ballkanit dhe Drenicës. /Tëvë1/