TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lojtarët e Kosovës me veprim të mrekullushëm, vizitojnë fëmijët e prekur me kancer dhe i shpërndan dhurata

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Lojtarët e Kosovës me veprim të mrekullushëm, vizitojnë fëmijët e prekur me kancer dhe i shpërndan dhurata

Lojtarët e përfaqësueses së Kosovës së bashku me krerët Federatës së Futbollit te Kosovës, janë bërë pjesë e fushatës “Bashkohu, Shpëto Jetë“ të organizatës “Action for Health”, në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin te Fëmijët, me ftesë të kryetarës së kësaj organizate, Nezaqete Rukovci.

Ne këtë rast, presidenti i FFK-së Agim Ademi, në shoqëri të drejtorit të Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe futbollistëve Samir Ujkani, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani e Milot Rashica si dhe kreut të grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, e kanë vizituar Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, me ç‘rast kanë bërë shpërndarjen e fanellave, topave dhe shalleve të kombëtares për fëmijët që janë të shtrirë në këtë klinikë për mjekim.

Ademi ka falënderuar stafin e kësaj klinike për kujdesin e vazhdueshëm ndaj fëmijëve të prekur me kancer, si dhe shprehu gatishmërinë e FFK-së për të mbështetur fushatat e ndërgjegjësimit të kësaj klinike, por edhe për format e tjera të përkrahjes e bashkëpunimit. Ademi dhe futbollistët e kombëtares uruan që fëmijët e shtrirë në këtë klinikë sa më parë ta kalojnë këtë sfidë dhe t’u kthehen familjeve të tyre dhe jetës normale.

Ndërkaq, drejtoresha e SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raci dhe stafi i Klinikës së Pediatrisë në krye me drejtoreshën Violeta Grajçevci Uka i falënderuan krerët e FFK-së dhe futbollistët e Kombëtares që iu përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u bërë pjesë e fushatës në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin te Fëmijët.

Gjatë vizitave në Repartin e Onkologjisë, njëri nga pacientët u shpreh tejet i lumtur që pati rastin t’i takojë yjet e Kombëtares dhe i pyeti ata për ndjenjën e të shënuarit gol në fanellën dardane, teksa theksoi se pikërisht atë ndjenjë gëzimi do ta ketë edhe ai kur të shërohet nga sëmundja dhe kur do të ketë mundësinë për të qenë në tribunat e stadiumit në përkrahje të futbollistëve të Kombëtares drejt triumfeve të reja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Broja me probleme fizike para duelit me Poloninë

Paqartësi në të ardhmen e Brojës

Lautaro Martinez mbetet tek Interi

Lautaro Martinez mbetet tek Interi

Torres te Parisi, Barcelona pranon ofertën

Torres te Parisi, Barcelona pranon ofertën

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Superliga nis të premten me ndeshjen në Drenas

Musa: Opozita duhet ta ndalojë shkatërrimin e rendit kushtetues nga VV-ja

Musa: Opozita duhet ta ndalojë shkatërrimin e rendit kushtetues nga VV-ja

Nimani: Kuvendi është shndërruar në cirk, ajo që ndodhi është e turpshme

Nimani: Kuvendi është shndërruar në cirk, ajo që ndodhi është e turpshme

“InfoNata” 12.08.2026

“InfoNata” 12.08.2026

“Më shumë punë për heqjen e masave”, Rrustemi: Justifikim i ngërçit të vendimmarrjes në BE

Rrustemi mohon se ka lidhje me të arrestuarin që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

Ndalohet për 48-orë i arrestuari që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

Ndalohet për 48-orë i arrestuari që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

Shkencëtarët krijojnë syze që ju bëjnë të shihni në errësirë

Shkencëtarët krijojnë syze që ju bëjnë të shihni në errësirë

Dita e 74-të e protestës në Tiranë

Dita e 74-të e protestës në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën